Bill Gates parashikoi coronavirusin një vit më parë

Pronari i Microsoft Bill Gates, paralajmëroi një vit më parë se bota ishte në rrezik nga virus i cili do përhapet me shpejtësi në të gjithë planetin. Gjatë një konference ai u shpreh se bota duhet të jetë në gatishmëri për një epidemi në një kohë kur ndjenja e urgjencës mungon.

“Bota duhet të përgatitet për epidemitë në të njëjtën mënyrë serioze që përgatitet për luftë”, u shpreh ai.

Ai shpjegoi se si një shpërthim i mundshëm në Kinë mund të përhapet me shpejtësi në të gjithë planetin, duke vrarë përfundimisht 33 milionë njerëz.

Ashtu si dhe e kishte parashikuar Gates, virusi u shfaq në qytetin kinez në Wuhan, dhe brenda 2 javësh u përhap në të gjithë globin duke dyfishuar numrin e të prekurve brenda 2 ditëve.

Frika me e madhe e rritjes së numrit të të prekurve mund të jetë për festimet  e Vitit të Ri kinez, ku është edhe piku i udhëtimeve./Fjala.al