Studentja shqiptare në Kinë: Dua të kthehem në Shqipëri!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një student shqiptare në Kinë, e cila është në vitin e katërt në Universitetin e Kinës Qendrore, në Wuhan, ka folur për mediat shqiptare se nuk ka problem serioz me shëndetin dhe se kampusi ku ajo është nuk ka të prekur.

Silva Doçi shprehet se rastësisht ka qëlluar te jetë me grip të zakonshëm dhe se ka dëshirë të kthehet në Shqipëri.

“Jemi të shqetësuar dhe stresuar. Universiteti na ka këshilluar të mos lëvizim ndërkohë që ka një gatishmëri absolute.

Kam shkuar dhe kam bërë analiza dhe përgjigjet rezultojnë se nuk kam asgjë që të më bëjë mua dhe mjekëve të dyshojmë për asgjë që ka lidhje me virusin. Nëpër klinika dhe spitale ka një fluks të madh njerëzish të cilët kryejnë kontrollet shëndetësore për të siguruar  për gjendjen e tyre në raport me epideminë që ka shpërthyer.

Kam qenë në kontakt me Ambasadën dhe vazhdoj të jem, ata më kanë mirëpritur dhe kanë treguar kujdes për të më këshilluar apo mundësuar komunikimet e duhura në çdo kohë. Unë kam dëshirë të kthehem, gjë që e kisha parashikuar dhe më herët, për arsyet e mia, por për momentin është një proces i vështirë  që mbase mund të zgjasë. Analizat dolën shumë të mira, thjeshtë një grip normal i stinës e paprekur nga virusi.

Është patjetër e nevojshme edhe skaneri i mushkërive edhe i gjithë trupit, pastaj nëse këto të dyja dalin të dyshuara ka edhe disa analiza të tjera që duhen bërë më vonë”, shprehet Silva për mediat shqiptare./Fjala.al

Të fundit

Skandal në Ukrainë, arrestohen 4 qeveritarë, abuzuan me dronët

Autoritetet ukrainase kanë kryer katër arrestime pas zbulimit të një skandali të ri korrupsioni që përfshin kontrata të fryra...

Sherri me thika në Vlorë, publikohen pamjet e përleshjes mes të rinjve

A2 CNN ka siguruar pamjet e përleshjes së dhunshme që ndodhi mes disa të rinjve mbrëmjen e së shtunës në qytetin bregdetar të Vlorës,...

SHBA ndërton bazën ushtarake në Nish para vitit 2030? Zbuloni arsyen

Eksperti i sigurisë Bedri Elezi tha në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania se baza ushtarake e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë...

Tragjedi në koncertin e Wembley, fansi vdes pasi ra nga ulëset

Një burrë ka vdekur pasi është rrëzuar në stadiumin Wembley në Londër gjatë një koncerti të Oasis të shtunën në mbrëmje. Policia dhe ndihmësit mjekësorë...

Real Madrid merr ofertën zyrtare për Brahim Diaz, por ka një kusht

E ardhmja e Brahim Diaz te Real Madrid është në pikëpyetje. Marokeni i cili mund të luajë edhe si mesfushor sulmues edhe si anësor,...

Lajme të tjera

Web TV