Tritoli në Durrës, makina i përket polices së parë femër (foto)

Mbrëmë Durrësi është tronditur nga një shpërthim. Shënjestër ka qenë një efektive policie. Madje bëhet fjalë për policen e parë femër në drejtorinë e Policisë së Durrësit, e cila mbahet edhe si një prej efektiveve më të njohura në vend.

Sipas të dhënave bëhet fjalë për Ornela Burakun, e cila ka mohuar të ketë konflikte më asnjë person. Të dhënat janë bërë me dije orëve të para të ditës së sotme. Burimet tregojnë se lënda plasëse e hedhur më mjet është tritol dhe se makina ‘Audi’ ishte e parkuar para shtëpisë së efektives.

Ajo ka deklaruar pas ngjarjes përpara oficerëve, se nuk ka konflikte familjare apo me ndonjë person tjetër. Pista e parë ku po heton policia është ajo për shkak të detyrës. Shpërthimi ka qenë i fuqishëm dhe nuk është dëgjuar vetëm në zonën e ish-Kënetës ku ndodhet banesa, por edhe në lagje të tjera duke alarmuar banorët.

Policia menjëherë pas shpërthimit ka dalë publikisht me njoftimin: Më datë 25.01.2020, rreth orës 22:35, në lagjen nr 17/1, Durrës,  nga muri i jashtëm rrethues i oborrit dyshohet se është hedhur një sasi e dyshuar lënde plasëse në afërsi të makinës tip “Audi”, e parkuar në oborr dhe në pronësi të shtetases O. B., punonjëse policie. Si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve. Po ashtu bëhet me dije se është kërkuar itinerari i gjithë lëvizjes së makinës së polices. Po ashtu janë marrë kamera dhe pamjet kudo ka qenë e vendosur makina.

Pretendohet se tritoli është vendosur më parë në mjet ndonëse policia thotë se mund të jetë hedhur nga muri i jashtëm rrethues i shtëpisë së efektives së policisë.  n.k/Fjala.al/