Analiza/ Fatos Lubonja tregon se si Edi Rama po përdor Angela Merkelin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Analisti Fatos Lubonja thekson se kryeministri Edi Rama është duke përdorur kancelaren gjermane Angela Merkel për interesat e tij politike.

Sipas Lubonjës, kreu i qeverisë e ka vendosur Merkelin në funksion të idesë se edhe ajo është pro hapjes së negociatave me Bashkimin Evropain si dhe pro ‘Mini-shengenit’.

Duke iu referuar qëndrimit të kancelares gjermane lidhur me reformën në drejtësi që po bën Shqipëria, Lubonja shpjegon se Gjermania e vendos Shqipërinë në një kontekst gjeopolitik se sa në kontekstin e realizimit sipas standardeve të kësaj reforme.

Takimi, përveç tërmetit, lidhet dhe me një temë tjetër, atë të hapjes së negociatave. Sipas Ramës, Gjermania dhe Merkel është pro negociatave, ‘Mini-Shengenit’ ballkanik, që na fut në debatet që ai ka pasur me Haradinajn.

Mendimi im për çështjen e negociatave është ky; hapen apo nuk hapen, pak janë shanset që të ndërrojnë gjerat në Shqipëri. Edhe mund të ketë shans që të hapet procesi i negocimit për hyrje në Europë. Turqia i ka hapur me dekada më përpara dhe ende nuk është bërë pjesë e BE. Ky është problemi nëse do bëhemi apo jo.

Për arsye gjeo-politike sot duket se ka ndryshim qëndrimi tek Franca. Të shohim se ça do ndodh në Kroaci. Janë ndryshime që nuk mendoj se duhen matur me peshoren e asaj nëse kemi bërë suksese apo jo suksese.

Ato do t’i matim ne më shumë se sa gjermanet. Më bëri përshtypje që Merkel në konferencën e fundit ka thënë se; Ne çmojmë reformën në drejtësi. Unë mendoj se reforma në drejtësi nuk është histori suksesi, por dështimi dhe mashtrimi.

Për arsye gjeopolitike i duhet dhe Merkel që të thotë se është histori suksesi, apo ka dezinformim. Edhe opozita jonë nuk është e qartë në këtë proces. Mbetet e hapur çështja”, u shpreh Lubonja për News 24.

Lexo edhe :  Zjarr i fuqishëm në një gomisteri në Durrës, një pjesë e Shkozetit mbetet pa drita

Ai komentoi edhe fjalimin e parë të ambasadores së re amerikne në Shqipëri, Yuri Kim duke thënë se SHBA dhe Perëndimi kryesisht e shohin Shqipërinë në rrafshin gjeopolitik dhe do të tregojë koha se sa SHBA do të angazhohet në mënyrë fondamentale për demokracinë në Shqipëri./Fjala.al/

Të fundit

Kush është 60-vjeçarja që u bë sot deputetja e 140-të e Parlamentit?

Ana Dajko është deputetja e vetme që do të përfaqësojë partinë “Shqipëria Bëhet” në legjislaturën e shtatorit në Kuvendin...

Për çfarë po përgatiten serbët në veri të Kosovës?

Serbët e Kosovës i janë përgjigjur me radikalizim fshirjes së grafiteve ekstremiste. Në Mitrovicë të Veriut janë shpërndarë disa fletushka, përmes së cilave bëhet...

Avni Ponari, ‘arkitekti’ reformator i basketbollit shqiptar

Avni Ponari është një nga figurat më emblematike të sportit shqiptar, një burrë vizionar që ka shkruar me pasion dhe përkushtim kapituj të rinj...

Lirimi i hapësirave publike, Rama: Gati paketa me masat goditëse për fajtorët

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga prishja e një godine pa leje në Kepin e Rodonit. Rama shkruan se aksioni për prishjen e objekteve pa...

Braçe denoncon përndjekësin e mjekes: Dritare më dritare dhe me kamera të paligjshme

Deputeti Erion Braçe ka vijuar serinë e denoncimeve publike me video-postime në rrjetin social të fenomeneve të ndryshme të paligjshme në zona të ndryshme të Tiranës,...

Lajme të tjera

Web TV