Gruaja me coronavirus lind foshnjën në Kinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një grua kineze nga provinca Hubei dhe që përflitet se është e infektuar me coronavirus ka sjellë në jetë një fëmijë. Një video e cila po qarkullon në internet tregon momentet e para të lindjes së foshnjës.

Foshnja është marrë menjëherë në kujdesin e mjekëve duke u lënë mënjanë në një tjetër sallë për të konfirmuar nëse është ose jo e prekur me virus. Mjekët kanë qenë të gjithë me mjete mbrojtëse për të evituar ndonjë infektim të mundshëm.

Numri i vdekjeve nga virusi është rritur në 81, pasi provinca ishullore jugore e Hainan raportoi fatalitetin e saj të parë. Ishte një grua 80-vjeçare që vdiq nga virusi, familja e së cilës mbërriti nga Wuhan më 17 janar.  Provinca Hubei, ku ndodhet Wuhan, ka patur 76 nga vdekjet e raportuara deri më tani.

Virusi po përhapet me shpejtësi pasi është shumë ngjitës, dhe një njeri i infektuar mund ta transmetojë te të tjerë edhe nëse nuk ka shfaqur ende simptoma.

Në fazat e para ky virus shkakton temperaturë të lartë, kollë dhe diare ndërsa kur situata përkeqësohet  virusi shkakton pneumoni te pacientët.  Shumë aeroporte në mbarë botën kanë marrë masa për parandalimin e virusit duke i kontrolluar udhëtarët që kanë temperaturë të lartë ose ndonjë simptomë tjetër që lidhet me coronavirusin./Fjala.al

https://twitter.com/globaltimesnews/status/1221252991300227072?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1221252991300227072&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fgruaja-e-infektuar-coronavirus-sjell-ne-jete-foshnjen-mjeket-qe-e-asistuan-kishin-veshur-rroba-mbrojtese%2F

 

Të fundit

Turizmi, net-qëndrimet e të huajve në hotele u rritën me 32%, kryesuan italianët

Pavarësisht lëkundjes së lehtë që shënoi lëvizja e shtetasve në muajin e tretë të vitit, të dhënat e hoteleve...

Gjikondi: Berisha po shkon si “çeço” në SPAK, jo më si kaposh në ballkon

Pas zvarritjeve disamujore, dosja “Partizani” këtë të hënë kaloi për gjykim dhe ish-kryeministri Sali Berisha do të hetohet për veprën penale të “korrupsionit pasiv”. Juristja...

KQZ urdhëron numërimin të dy kutive me vota të panumëruara në Durrës dhe Elbasan

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftuar se ka marrë vendim në lidhje me procesin zgjedhor, duke urdhëruar numërimin fillestar të dy kutive të votimit që...

“Rruga për në burg ka nisur”/ Avokati paralajmëron fatin e Berishës

Për herë të parë në gjykatën e posaçme do të zhvillohet një proces gjyqësor ndaj një ish-kryeministri për akuzën e korrupsionit. Gjykata e Posaçme vendosi...

Fitoi mandatin e deputetit/ Erald Kapri: Vota e Diasporës cenoi fshehtësinë e votës

Erald Kapri do të jetë për herë të parë në Parlament dhe mandatin e mori duke garuar me Partinë Mundësia, që arriti të marrë...

Lajme të tjera

Web TV