Mendohej se ishte ekzekutuar, rishfaqet halla e Kim Jong Un

Halla e liderit të Koresë së Veriut Kim Jong-un është rishfaqur në publik pas 6 vitesh pasi mendohej se ishte ekzekutuar. Kim Kyong-hui, është parë e ulur në krah të gruas së nipit të saj teksa ishin pjesë e një koncerti në kuadër të festimeve të Vitit të Ri.

Shfaqja e saj u ka dhënë fund spekulimeve se ajo ishte vrarë pasi burri i saj u ekzekutua për tradhti dhe korrupsion në vitin 2013.  Emri i saj u përmend gjithashtu në një raport mbi ngjarjen nga agjencia shtetërore e lajmeve KCNA.

Ditë pas vdekjes së Jang, media shtetërore e quajti gruan e tij si një nga organizatoret e funeralit të tij por ajo nuk ishte as e pranishme në ceremoninë e vdekjes.

Disa vëzhgues besuan se ajo ishte bërë viktimë e një serie spastrimesh të nipit të saj në kuadër për të hequr qafe rivalët e mundshëm. Të tjerë spekuluan se Kim Kyong-hui, kishte vdekur për shkak të shëndetit të keq./Fjala.al