Pezullohet nga puna gazetarja e Washington Post, reagoi kundër Kobe Bryant

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Felicia Sonmez, gazetare e The Washington Post, është pezulluar nga puna pasi publikoi në ‘Twitter’ një lajm ku Kobe Bryant akuzohej për përdhunim.

Bëhej fjalë për një shkrim të publikuar më shumë se tre vite më parë nga një tjetër media dhe që i referohej akuzave të bëra në 2003-in ndaj basketbollistit nga një 19 vjeçare.

Publikimi i gazetares u bë pak orë pasi ishte konfirmuar vdekja e legjendës së NBA nga një aksident me helikopter.

Pezullimi i Felicia Sonmez është konfirmuar për ‘DailyMail’ nga Tracy Grant, redaktori drejtues i The Washington Post, i cili tha se po shqyrtohet nëse postimet e gazetares për vdekjen e Kobe Bryan “kanë shkelur politikën e mediave sociale të redaksisë së The Washington Post”.

Pas publikimit të lajmit, Sonmez mori mbi 10 mijë mesazhe kërcënuese, ndërsa disa minuta më vonë e fshiu postimin nga ‘Twitter’.

Kobe Bryant dhe vajza e tij 13 vjeçare humbën dje jetën gjatë një aksidenti me helikopter. 7 persona të tjerë humbën gjithashtu jetën nga përplasja.

 

Të fundit

Strategjia e rrezikshme e Izraelit në Siri

Destabilizimi i qeverisë së brishtë të Sirisë, nën pretekstin e mbrojtjes së sektit Druzë, nuk do të bëjë asgjë...

“Dënimi im politik”/ Salianji: Do e mundja Ramën kudo

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka reaguar edhe njëherë në A2 për vendimin e gjykatës, duke e cilësuar atë si një dënim politik me qëllim...

Sa mandate do të sigurojë?/ Berisha: Unë s’parashikoj numra dhe përqindje! S’jam profet

Kryedemokrati Sali Berisha është i ftuar të premte në emisionin Top Story në Top Channel. I pyetur se sa mandate parashikon të sigurojë në zgjedhjet...

U përplas me shtyllën pranë Freskut, jepet diagnoza e kampionit të çiklizmit

Xhiro e Italisë ka humbur një nga protagonistët kryesorë të saj që në etapën e parë që u zhvillua në vendin tonë. Mikel Landa,...

Basha ‘ngec’ në zgjedhjet e vitit 2021/ Përgjimet treguan se fituam ne!

Në një intervistë në emisionin “LOG.”, drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha deklaroi se forca e tij politike mbështet SPAK në luftën e...

Lajme të tjera

Web TV