Tërmeti trondit Bubqin pas mesnate, autoritetet e kanë braktisur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tërmeti duket se nuk ka të ndalur në vendin tonë. Pas një lëkundje të ndodhur orëve të pasdites së djeshme një tjetër është dëgjuar në një nga zonat më të prekura nga ai i 26 nëntorit të vitit të kaluar.

Sipas të dhënave mësohet se jë tërmet me magnitudë 3.6 ballë ka rënë gjatë natës në vendin tonë. Ai ka rënë në fshatin Bubq të Fushë Krujës në orën 1.40 minuta pas mesnate në thellësinë 34 km.

Nuk ka raportime nëse tërmeti ka pasur pasoja, por kujtojmë se fshati Bubq tashmë është i goditur nga tërmeti dhe shumica e shtëpive janë të dëmtuara që nga 26 nëntori 2019.

Një pjesë e mirë e banorëve jetojnë në kontejnerë  ose çadra në oborret e shtëpive të shkatërruara.

Kjo zonë është ndër më të prekurat dhe ndër më të anashkaluarat nga ana e autoriteteve shtetërore. Në atë zonë kanë hyrë vetëm njerëz që kanë investuar me aq sa kanë patur por asnjë e dhënë shtetërore nuk i ka kategorizuar se popullsi në situatë të vështirë pas tërmetit. n.k/Fjala.al/

Të fundit

Mero Baze: Salianji bëri dy operacione me diagnozë false

rezulton se është shtruar dy herë në një spital privat në Tiranë gjatë qëndrimit në burg, në një interval...

Lajmi i fundit: Prishet ndërtesa e fundit e paligjshme në Theth

I ka ardhur fundi operacionit të IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Thethit. Pas një aksioni që zgjati për më shumë...

Dosja e plotë e përplasjes me armë te PSD, zbardhen dëshmitë

Përplasja fizike, që më pas u shoqëruar me përdorimin e një automatiku “Scorpions”, e ndodhur në 29 Prill 2025 në ambientet e zyrës elektorale...

Gazetari: Rama shkatërroi 15 mln euro investime në Theth

Gazetari Artan Hoxha duke folur për situatën në Theth, tha se Kryeministrin Edi Rama ka shkatërruar 15 mln euro investime në Theth. Hoxha u shpreh...

Benet Beci hap dyert për të rinjtë: Ata që e duan Shkodrën, aplikoni!

Pas shkarkimit të administratorëve të njësive bashkiake, kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, fton të gjithë të rinjtë për tu bërë pjesë e...

Lajme të tjera

Web TV