Diagnostifikimi me kancer, lojtarët ndihmojnë Arben Beqirin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Më 27 janar 2020, Visar Zogiani, kryetar i Shoqatës për Mbrojtjen e të Drejtave të Futbollistëve të Kosovës, dhe Behar Maliqi, anëtar i Bordit të saj, vizituan Arben Beqirin, portierin e Trepçës 89’, Arben Beqirin, i cili pak kohë më parë u diagnostifikuar me kancer në stomak.

Në një komunikim me mediet vendase ata kanë bërë me dije se i kanë dorëzuar 12.007.25 euro lojtarit.

“Përveç dëshirës që kishim për ta takuar, ne me këtë vizitë e informuam Arbenin për mjetet e grumbulluara financiare dhe ia dorëzuam gjithsej 12,007.25 €.”-kanë thënë ata për Zëri.info.

Mjetet financiare iu transferuan kaluan në emër të Beqirit me anë të një transferte në llogarinë bankare.

Kjo shumë u mblodh nga futbollistë të klubeve të Superligës së Kosovës, Federatë së Futbollit të Kosovës, kryetarit të FFK-së Agim Ademit, Bakir Burrit dhe nga shumë njerëz të tjerë që kontribuuan për të ndihmuar futbollistin.

Shoqata për Mbrojtjen e të Drejtave të Futbollistëve të Kosovës ka bërë me dije se llogaria bankare e hapur në ndihmë të portierit është ende e hapur në mënyrë që kushdo që dëshiron të ndihmojë të ketë mundësi të depozitojë aq sa mundet.

“Me këtë rast dëshirojmë t’iu njoftojmë se përkrahja për Arbenin nuk duhet ndaluar, dhe iu informojmë se xhirollogaria, të cilën kemi vënë në dispozicion është ende e hapur dhe duam përzemërsisht ta përsërisim e vazhdojmë ftesën me kërkesën te të gjithë ata njerëz, që për shkaqe të ndryshme nuk kanë mundur apo nuk kanë arritur ta ndihmojnë Arbenin në këtë sfidë të rëndë shëndetësore, ta bëjnë këtë gjatë ditëve të ardhshme, pasi që çdo e hyrë financiare për të është e nevojshme dhe tejet lehtësuese.

Lexo edhe :  Tronditëse/ Ra nga kati i 11-të i pallatit, vdes në mënyrë tragjike futbollisti i njohur

Duke iu falënderuar edhe njëherë, ju dëshirojmë të gjithëve shëndet të mirë dhe mbetemi në kontakt!”,-ka shkruar Shoqata për mbrojtjen e futbollistëve./Fjala.al/

Të fundit

Tragjedia në Koçan! Ndërron jetë dhe një person, shkon në 62 numri i viktimave

Ministria e Shëndetësisë njofton se, sipas informatave nga Akademia Ushtarake Mjekësore në Beograd, sot paradite ka ndërruar jetë nga...

Nipërit e Agron Kapllanajt sulmuan agjentët e BKH, Prokuroria e Fierit nis hetim

Prokuroria e Fierit regjistron procedim penal ndaj dy personave, pas përplasjes së njerëzve të Agron Kapllanajt me hetuesin e BKH dhe policët në Fier...

Gjermania mesazh politikanëve shqiptarë: Njoftoni 10 ditë para për takimet me emigrantët

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka njoftuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve lidhur me një note verbale të mbërritur nga qeveria gjermane, që...

Forcat Speciale arrestojnë bashkëshortin e ish-ministres socialiste, PSD kërkon lirim

Dardan Molliqaj, politikan i njohur në Kosovë dhe bashkëshorti i ish-ministres së Arsimit në Shqipëri, Besa Shahini, është arrestuar nga Njësia e Reagimit të...

Dafina Zeqiri i bleu “Lamborghini” djalit pa lindur ende, komentuesit e “kryqëzojnë”

Dafina Zeqiri, këngëtarja e njohur shqiptare shumë shpejt do të bëhet mami i një djali. Ndërsa pritjes së ëmbël po i vjen fundi, ajo...

Lajme të tjera

Web TV