Gjukanoviç: “Shqipëria e Madhe”, ide e krijuar nga nacionalistët serbë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përpjekjet e Podgoricës për të shkëputur përfundimisht Kishën Ortodokse në vend nga varësia e Kishës Ortodokse Serbe, po thellon tensionet midis dy shteteve fqinje. Presidenti malazez, Milo Gjukanoviç, nuk po tërhiqet përpara presioneve të Serbisë, duke garantuar dje se pavarësia e Kishës Ortodokse do të bëhet realitet si pavarësia e Malit të Zi në 2006-n.

Në një fjalim të mbajtur në Tivat, Gjukanoviç akuzoi nacionalizimin serb se nuk u pajtua kurrë me idenë e një Mali Zi të pavarur dhe për të mbijetuar në Ballkan krijoi idenë e “Serbisë së Madhe, Shqipërisë së Madhe dhe Kroacisë së Madhe”, ndërkohë që të tjerët në rajon duhet të zhdukeshin.

“Ky është afërsisht plani që ka ekzistuar gjithmonë pas viteve 1990 dhe i ka kushtuar rajonit tonë një numër të madh viktimash. Pra, nuk mund të ketë as Serbi të Madhe, as Shqipëri të Madhe, por mund të ketë vetëm një tragjedi të madhe. Dhe në vend që t’i mësojmë ato leksione të viteve 1990, siç e shohim, rreth 30 vjet pas, idetë e vjetra po kthehen në tryezë, dhe pjesë integrale e këtyre ideve është nacionalizmi i madh serb, i cili duke përdorur Kishën Ortodokse Serbe, përpiqet të vazhdojë të përfaqësojë Malin e Zi, të ndikojë në jetën në Mal të Zi si të ishte në një shtet tjetër serb. Është diçka për të cilën ne nuk pajtohemi dhe tregojmë, do të thosha, një rezistencë shumë të palëkundur dhe të fortë ndaj saj, dhe është diçka që nuk do të lejojmë kurrë të ndodhë në Mal të Zi “, përfundoi Gjukanoviç.

Në Tiranë dhe në Prishtinë ka patur vazhdimisht diskutime dhe paralajmërime se ideja e “Shqipërisë së Madhe” është krijuar pikërisht nga Beogradi për të krijuar frikë te fqinjët ndaj çdo përpjekje për afrim midis Shqipërisë dhe Kosovës. Por Milo Gjukanoviç bëhet presidenti i parë në Ballkan që akuzon publikisht nacionalistët serbë si nxitës të kësaj ideje.

Lexo edhe :  Alfred Lela: Rama po godet katolikët siç bënë komunistët në 1945

Deklarata e Gjukanovviç bëhet në një kohë kur në Mal të Zi komuniteti serb proteston çdo ditë kundër ligjit për Liritë Fetare, i cili parashikon që t’i marrë Kishës Ortodokse çdo pronë që nuk e patur të sajën përpara vitit 1918, kur vendi u bë pjesë e Mbretërisë Serbo-Kroate-Sllovene./Fjala.al

Të fundit

Reagon kancelari gjerman: Qasja e Izraelit ndaj Gazës nuk është më e pranueshme

Kancelari Friedrich Merz bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në enklavën e rrethuar, ndërkohë që këtë javë numri...

“Messi nuk më foli për tre muaj, pastaj…”

Një episod i pazakontë ka dalë në dritë nga brenda dhomave të zhveshjes së Argjentinës dhe PSG-së, me protagonistë Lionel Messin dhe Leandro Paredes....

Bie numri i pushuesve në Tushemisht, operatorët tregojnë arsyet

Në kulmin e sezonit veror, Tushemishti, një nga fshatrat më të bukur dhe të vizituar të Pogradecit, po përballet me mungesë të theksuar pushuesish....

Privatësia në rrezik, çfarë të dhënash mbledh Windows për ju?

Microsoft ka mbledhur të dhëna përdoruesish përmes sistemit operativ Windows për vite me radhë dhe tani ka ndarë saktësisht se çfarë informacioni regjistrohet dhe...

Agjencitë britanike zbulojnë identitetin e 18 agjentëve rusë

Nga Luigi Ippolito, Corriere della Sera Të përfshirë në sulme infrastrukturore dhe zbulim online për të ndihmuar ushtrinë ruse, me qëllim destabilizimin e kontinentit Një rrjet...

Lajme të tjera

Web TV