Jeton në arrati, Gjykata lë në burg Agim Kajmakun e Vorës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prokuroria i ka përfunduar hetimet për Agim Kajmakun dhe çështja tani pritet të dorëzohet në Gjykatë. Por Kajmaku nëpërmjet avokatëve të vet i kishte kërkuar Gjykatës të mos hetohej në masën e arrest me burg, po me atë të “detyrimit me paraqitje’. Kështu, sot Gjykata ka marr përsipër ta shqyrtojë këtë kërkesë por mungesa e avokatëve mbrojtës të Kajmakut ka bërë që gjykata të hamendësojë se i pandehuri është tërhequr nga kërkesa për ndryshim mase. Për pasojë është pushuar çështja dhe nuk ka ndryshua masa.

Biznesmeni dhe ish-kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku vazhdon të jetë në kërkim policor. Edhe pse tentoi që të ndryshonte masën e sigurisë, Kajmaku ka vendosur të tërhiqet nga kërkesa e tij. Ditën e sotme është pushuar kërkesa për ndryshim e masës së sigurisë ndaj Kajmakut. Shkak për pushimin e kësaj kërkese është bërë tërheqja e avokatit të ish-kryebashkiakut të Vorës. Masa e sigurisë ‘arrest me burg’ vazhdon të jetë në fuqi dhe pse Kajmaku nuk është gjetur ende. Një seancë më parë, avokati i Kajmakut kishte kërkuar zbutjen e masës së sigurisë nga ‘arrest me burg’ në ‘detyrim paraqitje’. n.k/Fjala.al/

Të fundit

“Tërmet Peçi do arrestohet para shtatorit”

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, tha se një ish-kryetari i Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi, mund...

Ylli Pata: Çkodimi i ‘Rithemelimit 2.0’ që vjen nga baçja e parme e Berishës

Kush e ka ndjekur për tashmë 34 vite Sali Berishën dhe sjelljen poitike të tij në pushtet dhe në opozitë, e di se ekziston...

“Na fal Aron!” Deputetja socialiste reagon për ngjarjen në Vlorë

Deputetja më e re, e dalë nga zgjedhjet e 11 Majit, Marjana Koçeku ka nisur reagimin e saj me një falenderim dhe kërkese ndjese...

“A e synoni postin e Nokës në PD?” Kjo është përgjigjja e Këlliçit

Deputeti i zgjedhur i PD, Belind Këlliçi, tha se objektivi i tij kryesor është rrëzimi i Edi Ramës, njëlloj siç bëri me Erion Veliajn,...

Zhduket portugezi në Sarandë! U fut për t’u larë në det…

Një 57-vjeçar është zhduku pasditen e kësaj të diele në qytetin e Sarandës. Policia njofton se rreth orës 18:00 në afërsi të lagunës, në...

Lajme të tjera

Web TV