Miliarderi dhuron shumën e madhe për luftën kundër virusit të rrezikshëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një nga personat më të pasur në botë, Bill Gates ka vendosur të dhurojë plot 10 milionë dollar për të luftuar virusin më të rrezikshëm që po qarkullon në botë, atë të koronavirusit.

Këtë lajm e ka bërë me dije vetë fondacioni i Bill Gates.

Shuma e dhuruar do ndahet në Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në Kinë dhe Afrikë.

“Shuma do të shpenzohet” për të ndihmuar shpëtimtarët e linjës së parë në Kinë dhe Afrikë, duke shpresuar se do të shërbejnë në parandalimin e përhapjes së virusit të ri”, – shkruhet në një deklaratë nga fondacioni.

Shënim.

Para pak ditësh, në një postim të botuar në blogun ‘The Eye of the needle’, citohet një artikull nga ‘Business Insider’ dhe deklaratat e Eric Toner dhe Johns Hopkins, për një “alarm” të nisur tre muaj më parë, në lidhje me efektet e një pandemie nga një koronavirus nga Brazili dhe që parashikonte se do të shkaktonte 65 milion viktima.

Po çfarë lidhje ka kjo me Bill Gates?

Deklarata e Eric Toner dhe Johns Hopkins u bënë në emër të Forumit Ekonomik Botëror (Wef) dhe fondacionit të Melinda & Bill Gates.

‘Partizanët’ e teorive komplotiste nxituan të thonë se Bill Gates ka qënë kohë më parë në dijeni të shpërthimit të koronavirusit, i cili deri tani ka vrarë 107 persona dhe se ai ka ‘një plan djallëzor’ për të fituar miliona dollarë përmes një vaksine të re kundër koronavirusit të ri.

Të fundit

Donnarumma gjen ekip në Premier League

Gianluigi Donnarumma, aktualisht pjesë e Paris Saint-Germain, është shumë pranë një kalimi te Manchester City pas marrëveshjes personale që...

Rusi-Ukrainë: Shkëmbim i barabartë i 146 të burgosurve

Ministria Ruse e Mbrojtjes ka njoftuar se një shkëmbim i të burgosurve të luftës është kryer me Ukrainën më 24 gusht, në të cilin...

Zjarr i fuqishëm në një gomisteri në Durrës, një pjesë e Shkozetit mbetet pa drita

Një zjarr i madh ka rënë pasditen e sotme në një gomisteri në zonën e Shkozetit, në Durrës. Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje...

Interi i befason të gjithë, kontakton dy yjet e Bayern

Inter nuk është se ka qenë shumë aktiv këtë merkato, por zikaltrit janë duke punuar për të forcuar qendrën e mbrojtjes. "La Gazzetta dello...

Çfarë ndodhi sot në Lunxhëri? Makina shkrumbohet në mes të rrugës

Një automjet që po udhëtonte drejt Gjirokastrës është shkrumbuar plotësisht në mes të rrugës. Incidenti ndodhi rreth orës 16:00, në fshatin Dhoksat, njësia administrative Lunxhëri. “Menjëherë...

Lajme të tjera

Web TV