Nuk kanë të sosur pas lëkundjet, sërish goditje në Adriatik dhe Bubq

Lëkundja prej 5.4 ballësh ka sjellë e pas lëkundje të cilat janë ndjerë në fshatin Bubq dhe që e kanë pasur epiqendrën në detin Adriatik.

Pas lëkundjet kanë qenë të madhësisë 4.1 ballë dhe 3.1.

Ndërkohë shumë njerëz kanë lënë banesat e tyre dhe kanë dalë në rrugë nga frika e një 26 nëntori të dytë.

Ekspertët thonë se pas lëkundje të tilla janë normale në rastin e një tërmeti të një madhësie si e atij që goditi Shqipërinë këtë të martë.