Presidenti i Izraelit: Detyra jonë është të luftojmë anti-semitizmin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të mbijetuar të Holokaustit dhe udhëheqës ndërkombëtarë nderuan të hënën viktimat e nazistëve në ish-kampin e vdekjes në Aushvic të Polonisë. Presidenti i Izraelit, Reuven Rivlin, dhe ai i Polonisë, Andrzej Duda, vizituan kampin, 75 vjet pas çlirimit të tij nga forcat sovjetike.

Rreth 1.1 milion njerëz, shumica hebrenj, janë vrarë atje. Duke iu adresuar gazetarëve, Rivlin paralajmëroi kundër “zërave që përhapin urrejtje” dhe “kërcënojnë demokracinë”.

“Detyra jonë është të luftojmë anti-semitizmin, racizmin dhe nostalgjinë fashiste – këto të këqija të sëmura”, tha ai. Rivlin dhe Duda vendosën kurora me lule në Murin e Vdekjes – vendin ku nazistët qëlluan për vdekje mijëra të burgosur.

Kompleksi i kampit Aushvic-Birkenau, në Poloninë jugore të pushtuar nga nazistët, ka qenë qendra më famëkeqe e vrasjeve të regjimit. Mijëra polakë, të burgosur sovjetikë të luftës, romë dhe të persekutuar të tjerë kanë vdekur gjithashtu atje.

Gjermania naziste ka vrarë rreth gjashtë milionë hebrenj gjatë fushatës së saj për të dominuar racat dhe kombet e tjera.

Të fundit

Kliket e adoleshentëve: Stefën Shore shndërroi në magji përditshmërinë e Nju Jorkut

Para se të gjente famën në moshën 17 vjeçare duke fotografuar “Factory”-n e Andy Warhol-it, Shore endet në qytet...

Demokratë… dilni mbushni sheshet! Mos prisni magjistarin që do rrëzojë Ramën

Deputeti demokrat Tomor Alizoti u ka bërë apel qytetarëve që të sensibilizohen dhe ti bashkohen kauzës opozitare për rrëzimin e qeverisë Rama. Sipas tij është...

Shpërthim gazi në Sorrento, të paktën 2 viktima

Dy të moshuar, një burrë dhe një grua, të moshës 81 dhe 83 vjeç, vdiqën në një shpërthim në një apartament në Piano di...

Ish-kreu i SHISH në Berat dhe djali i tij vendosen nën hetim nga Prokuroria

Ish-drejtori i Shërbimit Informativ të Shtetit në Berat dhe djali i tij, janë marrë nën hetim nga Prokuroria e Beratit për tre vepra penale. Sipas...

Alimehmeti i pakënaqur nga ‘primaret’ në PD: Prodhuan problematika, pasoja dhe pakënaqësi

Ilir Alimehmeti, anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, i ftuar në Klan News, foli për zhvillimet brenda partisë dhe sfidat që kanë shoqëruar...

Lajme të tjera

Web TV