132 të vdekur nga coronavirus, ky është vendi më i rrezikuar në Europë

Situata e coronavirusit në Kinë sa vjen dhe përkeqësohet si pasojë e aftësisë që ky virus ka për t’u transmetuar nga personi në person. Deri më tani në Kinë janë shënuar 132 viktima ndërsa numri i të infektuarve mendohet të jetë më shumë se 6.056

Jashtë territorit të Kinës ka rreth 132 persona të infektuar përfshi SHBA-në, Japoninë, Zelandën e Re, Korenë e Jugut, Francën, Britaninë e Madhe dhe Indinë.

Sipas ekspertëve të Universitetit të Southampton, Londra është më e rrezikuar se çdo qytet tjetër në Europë.  Los Angeles dhe New York renditen në vendin e 20, ndërsa  Parisi ishte në vendin e 27-të dhe Frankfurti ishte i 30-ti.

Edhe pse nuk është konfirmuar ende asnjë i infektuar në Britani, Mbretëria e Bashkuar ka anuluar të gjitha fluturimet drejt Kinës./Fjala.al