Ja si u abuzua me rrugët, çohet në prokurori Sonila Qato

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka përfunduar auditimin në Autoritetin Rrugor Shqiptar (ARRSH) për periudhën nga data  01.01.2017 deri më 31.07.2019. Nga ky auditim u konstatuan një sërë shkelje për të cilat KLSH ka depozituar indicie për kallëzim penal në Prokurorinë e Tiranës për: Sonila Qato, ish- Drejtore e ARRSH dhe Anëtarët e KVO: E.G, S.P dhe E. S. Çështja për të cilën është kërkuar një hetim i thelluar nga ana e organit të Prokurorisë ka të bëjë me ligjshmërinë e zbatimit të procedurës së prokurimit me objekt: “Ndërtim rruga Kardhiq-Delvinë, Loti 7, me fondin limit 2,332,573,946 lekë, të zhvilluar në korrik 2019-s”!

Borxhi

-Përgjithësisht nuk janë përcaktuar mekanizma të mirë organizuar dhe funksionalë të procesit të menaxhimit të riskut, efekt që pasqyrohet edhe në rezultatet e treguesve të performancës së buxhetit dhe thesarit duke shfaqur mangësi, gjatë zbatimit të kontratave për punë dhe shërbime dhe  rezerva në planifikimin e buxheteve dhe në parashikimin e nevojave për likuiditete,  çka ka  çuar në rritjen e nivelit dhe të stokut të detyrimeve të prapambetura. Kështu në çdo fund viti, ARRSH vazhdon të trashëgojë të njëjtin  borxh ndaj subjekteve që shkon nga 3 miliard lekë në 4 miliard lekë.

– Në procedurën e prokurimit me objekt: “Menaxhimi e Mirëmbajtja e Pajisjeve dhe Operimi i Tunelit të Kërrabës për vitin 2018”, me vlerë 98,120 mijë lekë, u konstatua se llogaritja e fondit limit nuk është e mirë argumentuar sepse, nuk janë  analizuar  çmimet për njësi të shërbimeve të kryera në fakt të kontratave të  shërbimeve që ka pasur në zbatim ARRSH të viteve të mëparshme, por i është referuar vetëm vlerës përfundimtare të këtyre kontratave, pa bere më parë  një analizë të çmimeve të zërave të shërbimeve të paguara në fakt.

-Në disa procedura prokurimi si

1-Ndërtim mbrojtja nga lumi km 9+500, rruga Milot – Skuraj”
2-Plotësimi, rakordimi, masa mbrojtëse dhe siguria rrugore në viaduktet e aksit Kukës – Morinë”,
3-Ndërtim rruga Kardhiq – Delvine, Loti 6”,
4-Plotësimi i punimeve të mbetura dhe lidhja me rrugën ekzistuese të objektit Sistemim Asfaltim rruga Korçë-Erseke Loti 1”,
5-Përmirësimi i sigurisë rrugore në aksin Kashar-Rinas”,
6-Ndërtim i aksit rrugor Skrapar-Përmet, Loti 1”,
7-Menaxhimi e Mirëmbajtja e Pajisjeve dhe Operimi i Tunelit të Kërrabës për vitet 2019-2020”
8-Masa inxhinierie për stabilizimin e rrëshqitjes në km 21+363 ÷21+468, në segmentin Lin – Pogradec 2019)
janë bërë skualifikime të operatorëve ekonomik me oferta me të ulëta se fituesit që shkojnë në vlerën totale rreth 442,000 mijë lekë. Skualifikimet nga procedurat e prokurimeve të këtyre operatorëve janë bërë për disa mangësi në dokumentacionet e paraqitura për përmbushjen e kritereve të veçanta të kërkuara në dokumentet e tenderit, mangësi të cilat mundë të konsideroheshin si devijime të vogla, kështu këto fonde buxhetore në vlerën  rreth 442,000 mijë lekë do të menaxhoheshin më me ekonomicitet.

Lexo edhe :  U dhunua brutalisht nga i dashuri/ Gjendet pa shenja jete 14-vjeçarja

Shpërblimet

-Gjatë vitit 2018 në kundërshtim me Ligjin 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, janë dhënë shpërblime punonjësve të ARRSH-së, me arsyetimin e ndryshimit të statusit të tyre nga nëpunës civil, në punonjës që  marrëdhëniet juridike që rregullohen në  bazë  të  Kodit të  Punës.  Vlera e këtyre shpërblimeve në dëm të buxhetit të shtetit është  51,239 mijë lekë;
– Në disa kontrata për ndërtimin e infrastrukturës rrugore, gjatë zbatimit të punimeve  janë konstatuar punime të kryera nga kontraktorët dhe të paguara nga ARRSH, në vlerën totale rreth 223,747 mijë lekë. Por këto punime janë të pa rakorduar me dokumentacionin justifikues teknik si, libreza masash,  fatura, analiza laboratorike të materialeve, etj, duke bërë kështu që  vlera rreth 46,000 mijë lekë të  menaxhohet në mungesë të dokumentacionit.
– Në zbatim të vendimeve gjyqësore të formës së prerë, gjatë periudhës objekt auditimi, janë paguar nga buxheti i shtetit për vitin 2018 shuma prej 350,000 mijë lekë, vlerë kjo të cilës i është shtuar edhe kosto e përmbarimit në shumën rreth 31,745 mijë lekë. Meqenëse shlyerja  këtyre detyrimeve nuk është bërë  në mënyrë vullnetare, ka sjellë efekt negativ për buxhetin e shtetit pasi këto fonde buxhetore në vlerën 31,745 mijë lekë janë shpenzuar si pasoje e mosveprimeve në kohën e duhur. Burimi KLSH/Fjala.al/

Të fundit

Gazetaria nga një profesion elitar, në një “punë” të lehtë me klikime

NGA SHPETIM LUKU - Shumë kohë më parë, në një nga ato ditët kur gazetaria shqiptare po merrte frymën...

Konflikt në piceri në Ali Demi, plagoset me armë zjarri 15-vjeçari

Një 15-vjeçar është plagosur me armë zjarri pasditen e sotme në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:10, ku dyshohet se gjatë një konflikti...

Marokeni që u var për të mos ardhur në Gjadër, aktivistët protestojnë kundër kampit

Vetëvrasja e një emigranti maroken në një burg në Itali, pas më shumë se një muaj qëndrim në kampin e Gjadrit në Lezhë, ka...

Lanë Romën për Shqipërinë, çifti italian në Lezhë! “Kemi gjetur qetësi”

Franko dhe Maria erdhën në Shqipëri si turistë, por prej tre vjetësh ata jetojnë në Lezhë. Çifti italian braktisi Romën, për Lezhën, për...

Linja Tiranë-Rinas, drejt aeroportit me tren për vetëm 20 minuta

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë synon të japë me koncesion operimin e trenave të pasagjerëve në rrjetin kombëtar hekurudhor, ndërsa detajet e fundit të...

Lajme të tjera

Web TV