Parlamenti grek miraton njohjen e patentave shqiptare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një lajm i shumë pritur vjen nga shteti fqinj Greqia për sa i përket njohjes së lejeve të drejtimit. Ministri i Punëve të Jashtme, Gent Cakaj, ka bërë të ditur lajmin e mirë nëpërmjet një statusi në Faqen e tij zyrtare në Facebook:

Greqia ka njohur zyrtarisht lejet e drejtimit të shqiptarëve.

Atributet e kësaj arritjeje Cakaj ja drejton përpjekjeve të diplomacisë shqiptare,  e cila sipas tij, bën ndërlidhjen e objektivave madhorë të politikës së jashtme me çështjet ditore të shtetasve shqiptare.

“Edhe një lajm i mirë për diplomacinë e Shqipërisë e veçanërisht shqiptarët që jetojnë në Greqi ☺️…

Parlamenti grek tashmë ka ratifikuar marrëveshjen për njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit mes Shqipërisë dhe Greqisë

?????!

Kjo marrëveshje lehtëson lëvizjen e shtetasëve grekë dhe shqiptarë, si dhe kursen kohën e tyre të vyer nga procedurat e zgjatura dhe paratë e shumta për paisjen me leje drejtimi ?!

Ratifikimi i kësaj marrëveshje është në frymën e përpjekjeve të diplomacisë shqiptare për të ndërlidhur objektivat madhorë të politikës së jashtme me çështjet ditore të shqiptarëve ?!”, shkruan Cakaj.

Të fundit

Nis sot Samiti i NATO-s në Hagë, fokusi te lufta/ I pranishëm edhe kryeministri Rama

Udhëheqësit e vendeve anëtare të NATO-s do të mblidhen sot dhe nesër në Hagë të Holandës për një samit vjetor...

Arritja e armëpushimit mes Iranit dhe Izraelit, rriten aksionet globale

Aksionet globale u rritën dhe dollari vazhdoi rënien të martën, ndërsa hyri në fuqi një armëpushim për t’i dhënë fund një lufte 12-ditore midis...

Matura Shtetërore, zhvillohet këtë të martë provimi i Lëndës me Zgjedhje

Rreth 27 mijë maturantë do t’i nënshtrohen të martën provimit të fundit të Maturës Shtetërore, atij të lëndës me zgjedhje. Provimi nis në orën 10:00...

Fillon Bllokada e Berlinit, një nga përplasjet e para të mëdha të Luftës së Ftohtë

24 qershor 1948 Më 24 qershor 1948, Bashkimi Sovjetik nisi Bllokadën e Berlinit, duke ndërprerë të gjitha rrugët tokësore dhe hekurudhore që lidhnin Berlinin Perëndimor...

Parashikimi i motit për sot, 24 qershor 2025

Depërtimi i masave ajrore nga Veriu i Afrikës drejt brigjeve të Mesdheut me ndikim deri në Ballkan do të sjellë në vendin tonë mot...

Lajme të tjera

Web TV