Shkencëtarët në garë për të gjetur vaksinën e coronavirus

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shkencëtarët që operojnë në Hong Kong kanë zhvilluar një vaksinë kundër coronavirusit por ajo do të jetë gati vetëm pas një viti. Lajmin e ka bërë të ditur profesori i sëmundjeve infektive në Universitetin e Hong Kongut, Yuen Kwok Yung.

“Ne kemi prodhuar tashmë vaksinën, por do të duhet një kohë e gjatë për të provuar”, tha Yuen Kwok Yung.

Sipas tij duheshin muaj për të testuar vaksinën te kafshët dhe një vit tjetër për të kryer prova klinike te njerëzit për t’u siguruar që funksiononte vërtet. Kjo është një kohë relativisht e gjatë pasi numri i personave të infektuar me coronavirus është shumëfishuar vetëm në 2 ditë.

Coronavirusi i 2019 ka tejkaluar numrin e të infektuarve me SARS në vitin 2003 pasi është më shumë ngjitës. Gjithashtu edhe disa shkencëtarë në SHBA janë duke garuar për të gjetur vaksinën kundër coronavirus./Fjala.al

Të fundit

Mblidhet Konklava, sot tymi i parë për zgjedhjen e Papës së ri

Gjithçka është gati për Konklavën që do të zgjedhë Papën e 267-të në historinë e Kishës Katolike. Këtë të...

Shpërthen tjetër luftë? India sulmon Pakistanin me raketa

Tensionet mes Indisë dhe Pakistanit kanë shpërthyer sërish pas një serie sulmesh me raketa të kryera nga ushtria indiane ndaj territorit pakistanez. Sipas ushtrisë...

Pagat/ Në Shqipëri arriti 770 euro në 2024-n, në rajon i ka kaluar 1000 euro në muaj

Në Shqipëri, paga mesatare mujore bruto për vitin 2024, sipas INSTAT, arriti në 77.5 mijë lekë/ muaj, ose rreth 770 euro. Në krahasim me një...

80 mijë zgjedhës të diasporës ende nuk sjellin zarfin me votën

Deri pasditen e djeshme në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve kanë mbërritur 144.783 zarfa me votën e diasporës. Janë rreth 80 mijë zgjedhës të cilët...

Lajme të tjera

Web TV