Vdekja e rojës në Durrës, pranga inxhinierit dhe administratorit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndonëse u tha se humbi jetën nga frika e tërmetit, në fakt ngjarja nga e cila ndërroi jetë Thoma Ruçi ishte një aksident në vendin e punës. Për ketë ngjarje të rëndë policia ka nisur hetime dhe ka arritur në konkluzionin se janë të fajshëm dy persona përgjegjës që edhe janë ndaluar.

Kështu një ditë pas aksidentit tragjik, ku roja i një objekti gjeti vdekjen pasi ra aksidentalisht nga godina, policia e Durrësit ka vënë në pranga për shkelje të rregullave në punë, administratorin dhe inxhinierin e firmës ndërtuese të pallatit.

“Policia e Durrësit, menjëherë pas njoftimit të marrë se një shtetas kishte rënë aksidentalisht nga kati i dytë dhe për pasojë humbi jetën, menjëherë ka kryer gjithë veprimet hetimore, në bashkëpunim me prokurorinë dhe në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimit bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve A. J., 47 vjeç, banues në Durrës, administratori i firmës, dhe E. R., 43 vjeç, banues në Durrës, inxhinier i firmës që ndërton objektin”- njofton policia.

Dy të arrestuarit akuzohen për shkelje të rregullave në punë, pasi më datë 28 janar rreth orës 23:18, në një objekt në ndërtim, humbi jetën aksidentalisht shtetasi Thoma Ruçi 62 vjeç, i punësuar si rojë pranë këtij objekti.

Policia thotë se këta shtetas rrezikojnë të dënohen deri në 10 vjet burg. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. n.k/Fjala.al/

Të fundit

Pjatalarësi që themeloi kompaninë 4 trilionë dollarëshe, historia e CEO-s së Nvidia

Kur Jensen Huang, shefi ekzekutiv 62-vjeçar i Nvidia shfaqet me xhaketën e lëkurës para një publiku, është e vështirë...

“Apokalips” në Greqi/ Mbi 5 mijë zjarrfikës në luftë me flakët

Spanja vijon edhe këtë të enjte betejën me flaket që kanë shkrumbuar me mijëra hektarë pyje dhe zona të banuara.  Autoritetet njoftuan viktimën e...

Trump që gëlltit gënjeshtrat e Putinit është kërcënim më i madh për Ukrainën sesa bombat

Rafael Behr Në Alaskë, udhëheqësi rus do të pretendojë se dëshiron paqe, por vetëm sipas kushteve të tij – dhe do të shfrytëzojë dëshpërimin e...

Fillestarët e Gluck-ut: kompozitori i shekullit XVIII ndryshoi përgjithmonë operën

Më shumë se 250 vjet pasi Orfeu dhe Euridika e Gluck prezantoi operën në një mënyrë të re, një inskenim akrobatik synon të bëjë...

Shqipëria në luftë me flakët, bilanci: 29 vatra zjarri ende aktive

Gjatë 48 orëve të fundit, Shqipëria është përballur me një situatë të vështirë për shkak të përhapjes së zjarreve në disa qarqe të vendit....

Lajme të tjera

Web TV