Vrasja e policit në Zhur, sulmi i njëjtë si në Italinë e viteve ’70!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ngjarja e rëndë që tronditi Kosovën mbrëmjen e djeshme ka sjellë detaje të frikshme për grupin e hetimit. Sipas të dhënave, punonjësi i policisë anti-drogë Sami Thaçi bashkë me dy kolegë të tij kanë patur informacion se në shtëpinë e shtetasit I.B, në fshatin Zhur të Prizrenit ka patur brenda lëndë narkotike. Ata kanë lajmëruar se janë ‘policia’ dhe se kanë autorizim për një kontroll banese, por në pragun e derës ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm, për pasojë Thaçi ka humbur jetën në vend ndërsa dy kolegët e tij janë plagosur. Plagë ka marrë edhe një fëmijë i familjes.

Por referuar të dhënave që vijnë nga policia e Kosovës mësohet se personi që ishte i dyshuar si posedues droge, dyshohet se ka vendosur në pragun e derës një sasi eksplozivi për tu shpërthyer në momentin që duhej të vinte policia. Të paktën ky është versioni i parë që vjen nga policia e Kosovës që po merret intensivisht me hetimet për rastin e frikshëm. Burimet tregojnë se ka edhe dyshime të tjera që po hetohen, ndërkohë mësohet se lënda narkotike kishte kaluar nga Shqipëria. Bëhet fjalë për një ngarkesë marijuane, e cila më pas nuk është gjendur në banesën që ishte pikasur për kontroll.

Për rastin e Zhurit, mësohet se ka reaguar edhe Ramush Haradinaj, i cili ka kërkuar zbardhjen me çdo kusht të ngjarjes së rëndë duke thënë se: Askush nuk duhet të guxojë të prekë djemtë dhe vajzat e Kosovës me uniformë! I dyshuari do të jetë edhe personi që do të hedh dritë mbi këtë akt thuajse mafioz, i cili është parë vetëm në Italinë e viteve ’70! n.k/Fjala.al/

Të fundit

Ylli katalanas refuzoi 100 milionë euro nga Arabia Saudite

Pini Zahavi, agjenti i Robert Lewandowski-t ka zbuluar ofertën e bujshme që ka refuzuar lojtari i tij vetëm për...

Mjeshtri i Madh Bujar Asqeriu feston 69 vjetorin

Sot, aktori i madh dhe një ndër njerëzit më të vyer të skenës shqiptare, Bujar Asqeriu feston ditëlindjen. Në këtë 13 dhjetor, Mjeshtri i Madh...

Alizoti ironizon Ramën: Kryeministri s’i ndërpret pushimet

Deputeti demokrat, Tomorr Alizoti, ka komentuar në studion e Syri Tv situatën problematike të zjarreve në vendin tonë. Alizoti theksoi se Shqipëria vijon të...

Pas zjarreve, Greqia tani përballet me një tërmet

Sikur të mos mjaftonin zjarret shkatërrimtare, Greqia është përballur mbrëmjen e së mërkurës dhe me një tërmet të fortë. Sipas të dhënave nga EMSC, tërmeti...

“Tornado” godet shqiptarin në Itali, i gjenden të fshehura 700 mijë euro

Një shtetas shqiptar është vënë në qendër të një hetimi të thelluar nga autoritetet italiane, si pjesë e një organizate ndërkombëtare të trafikut të...

Lajme të tjera

Web TV