Dëmet në aksidente, bien 8.6% pagesat për vitin 2019

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kompanitë e sigurimit paguan më pak dëme vitin e kaluar. Sipas të dhënave të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, totali i dëmeve të paguara ishte më pak se 6.4 miliardë lekë, në rënie me 8.6% krahasuar me vitin 2018. Dëmet e paguara pësuan rënie në segmentin e jetës, atë të jo-jetës si edhe në fondin e kompensimit të Byrosë së Sigurimeve. Raporti i thjeshtë dëme-prime zbriti në 36.2%, nga 42.2% që kishte qenë një vit më parë.

Ndërkohë, një fakt domethënës është se dëmet pezull të kompanive të sigurimit këtë vit janë edhe më të mëdha se dëmet e paguara. Sipas AMF-së, dëmet pezull në fund të vitit 2019 arritën shumën e 7.5 miliardë lekëve, në rritje me 62% krahasuar me një vit më parë.

 

Një ndikim të konsiderueshëm pati tërmeti i fundvitit, sepse vetëm për dhjetorin shuma e dëmeve pezull u rrit me rreth dy miliardë lekë. Kjo pritet të përcillet në shuma të mëdha dëmesh që duhen paguar gjatë vitit pasues dhe ndoshta do të ketë një ndikim në performancën e tregut. Nga ana tjetër, shumat e mëdha të dëmeve pezull mund të jenë një tregues se kompanitë e sigurimit janë të ngadalta në zhdëmtimin e siguruesve dhe shpeshherë çështjet përfundojnë në gjykata. Deri në fund të shtatorit 2019, vlera dëmeve objekt çështjesh gjyqësore ishte rreth 11.5 milionë euro. Në këndvështrimin e performancës, deri në fund të 9-mujorit, viti 2019 ka rezultuar i mbarë për siguruesit Fitimi neto arriti në 1.1 miliardë lekë, me një rritje vjetore prej rreth 31%.

Të fundit

“Ju hamë të gjallë”, Dritan Demiraj ‘thumbon’ Alizotin dhe Gaz Bardhin

Ish-ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit, duke mos e fshehur zhgënjimin për...

Rumunët votojnë në zgjedhjet që mund të thellojnë përçarjet në BE

Rumunët votojnë të dielën në balotazhin e zgjedhjeve presidenciale, ku mund të zgjedhin mes një euroskeptiku të së djathtës ekstreme dhe një të pavaruri...

Krimet Zgjedhore/ Elvis Roshit: Iu gjetën fatura, kupona nafte dhe lista zgjedhësish

Me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, i është sekuestruar telefoni ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Rroshi, si pjesë e hetimeve për krime zgjedhore. Policia bën me...

Kursi i këmbimit valutor, 18 Maj 2025

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 87.3 lekë dhe do të shitet me 88.6 lekë. Euro do të...

VIDEO/ Anija me 277 persona në bord përplaset me urën në Nju-Jork

Një anije e Marinës Meksikane me 277 persona në bord është përplasur me Urën e Bruklinit në mbrëmjen e së shtunës. Dy persona kanë...

Lajme të tjera

Web TV