Doni të furnizoheni me ujë?! Kushton jo pak, por 725 milionë dollarë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qeveria shqiptare ka dorëzuar pranë Bankës Botërore një projekt lidhur me programin Kombëtar të furnizimit me ujë dhe kanalizimet duke kërkuar financim në vlerën 725 milionë dollarë. Kjo është shuma më e madhe që vendi ynë kërkon pranë një institucioni financiar ndërkombëtar viteve të fundit pas mbështetjes që ka marrë në disa sektorë si energjia, infrastruktura, turizmi dhe menaxhimi urban.

Qeveria ka argumentuar se ky projekt synon që të ofrojë një shërbim më të mirë për qytetarët si dhe marrjen e masave në mënyrë që uji i pijshëm të jetë i aksesueshëm për të gjithë. Përmbledhja konceptuale e projektit që është në fazën e tij fillestare sqaron se projekti do të ndihmojë autoritetet që të ndërtojnë një qasje të re për ndërmarrje më të qëndrueshme financiarisht.

Institucioni që ka paraqitur projektin është Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ndërkohë që data më e afërt e mbledhjes së bordit të bankës vlerësohet 9 marsi 2020. Objektivi përshkruhet si forcimi i kuadrit të politikave dhe kapaciteteve institucionale për të përmirësuar aksesin dhënien e shërbimit dhe qëndrueshmërinë financiare të ndërmarrjeve të ujësjellës kanalizimeve.

Prezantimi i projektit sjell në vëmendje strategjinë për sektorin për vitet 2020-2030 që tashmë ministria e ka nxjerrë për konsultim dhe ende mbetet të kalojë hallkat  e nevojshme të miratimit. Strategjia vlerëson se ka nevojë për investime të mëdha në sektor që kapin vlerën 1.5 miliardë euro.

Në të njëjtin dokument qeveria parashikon rritje të tarifave të ujit edhe me 75 për qind për të përballuar shpenzimet që do të kërkojë zbatimi i strategjisë. Kjo rritje sipas qeverisë është e mundur pasi është e përballueshme dhe shpenzimet e familjeve për ujin janë nën pragun 5 për qind, dhe saktësisht 2.2 për qind. Burimi/Monitor/ Fjala.al/

Të fundit

A ke përdorur drogë? Ja si u përgjigj Rama për gazetën gjermane

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për “Die Ziet” ku ka folur për fëmijërinë dhe arritjet e tij...

7 persona vdiqën nga kequshqyerja në Gaza brenda 24 orëve

Shtatë persona të tjerë kanë vdekur nga kequshqyerja në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, tha Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga...

Real Madrid gjen mbrojtësin perfekt, luan në La Liga!

Pavarësisht 4 transferimeve të bujshme që ka bërë tani, përfshi edhe qendërmbrojtësin Dean Hujisen, Real Madrid nuk e ka mbyllur ende merkaton dhe planifikon...

Rama: Kemi bërë reforma që nuk kanë ndodhur që prej 1912

Në një intervistë për revistën gjermane ZEITmagazin, Kryeministri Edi Rama është ndalur te lufta kundër korrupsionit. I pyetur nëse korrupsioni është i përhapur në radhët...

Xhepat bosh, bankat plot, paradoksi shqiptar i kursimeve

Të varfër, por me kursime në banka. Në një kohë që gati 42 për qind e popullsisë kanë në xhepa më pak se 550...

Lajme të tjera

Web TV