Ligjbërësit iranianë kërkojnë ndryshimin e projektligjit të rreptë për hixhabin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ligjbërësit iranianë kanë kërkuar ndryshimin e një projektligji që parasheh ndëshkime më të ashpra ndaj grave që refuzojnë të bartin shaminë e obligueshme të kokës, apo hixhabin, raportuan mediat lokale iraniane, të mërkurën.

Projektligji, tashmë i aprovuar në Parlament, por i cili ende nuk i është dërguar Qeverisë për konfirmim përfundimtar, ka nxitur një debat të nxehtë në Iran, më shumë se dy vjet pas shpërthimit të protestave mbarëkombëtare, pjesërisht për shkak të kodit të rreptë të veshjes për gratë në republikën islamike.

Shahram Dabiri, nënkryetar për çështje parlamentare i Iranit, ka kërkuar të shtyhet dërgimi i projektligjit për aprovim final, sipas agjencisë së lajmeve ISNA.

“Kemi kërkuar që ligji për pastërtinë dhe hixhabin të mos i shkojë qeverisë”, është cituar të ketë thënë Dabiri, i cili ka shtuar se “kryetari i Parlamentit ka kërkuar një ndryshim të projektligjit”, raporton AFP.

Dabiri nuk ka specifikuar natyrën e ndryshimit, e as nuk ka dhënë një afat për procesin.

Ligjbërësit në shtatorin e 2023-tës kishin aprovuar projektligjin, të quajtur zyrtarisht “Ligji për Mbështetjen e Familjes përmes Promovimit të Kulturës së Pastërtisë dhe Hixhabit”.

Që atëherë, ai ka marrë aprovimin e Këshillit të Gardës, një organizëm me kompetenca për shqyrtim ligjesh.

Projektligji fillimisht pritej t’i dërgohej presidentit Masoud Pezeshkian në dhjetor.

Pezeshkian, i cili mund ta nënshkruajë atë dhe ta bëjë ligj, ka shprehur “rezerva” për tekstin, duke përmendur “paqartësi” të shumta. Projektligji prej 74 nenesh ashpërson kufizimet ndaj veshjes publike të grave, dhe kërcënon me masa kundër bizneseve që nuk e zbatojnë kodin e veshjes, sipas tekstit të tij që e kanë publikuar mediat iraniane.

Ai, po ashtu, parasheh ndëshkime të ashpra me burgim deri në 10 vjet, apo gjoba me vlerë prej mbi 6.000 dollarësh për promovimin e “lakuriqësisë” apo “paturpësisë”. Që nga vitet e hershme të republikës, pas Revolucionit Islamik të vitit 1979, gratë në Iran janë detyruar me ligj që të mbulojnë kokën dhe qafën.

Lexo edhe :  Ministri i Brendshëm gjerman kërkon marrëveshje dëbimi me talebanët

Në fund të vitit 2022, një valë protestash shpërthyen pas vdekjes gjatë mbajtjes nga Policia të iraniano-kurdes 22-vjeçare, Mahsa Amini, e cila ishte arrestuar për gjoja shkeljen e kodit islamik të veshjes. Gjatë trazirave, që zgjatën me muaj, qindra njerëz, përfshirë dhjetëra pjesëtarë të shërbimeve të sigurisë, u vranë. Mijëra demonstrues u arrestuan.

/REL

Të fundit

Zjarr në Marsejë, lëndohen 110 persona, evakuohen qindra të tjerë

Një zjarr i madh ka përfshirë periferi të Marsejës, qytetit të dytë më të madh të Francës, duke plagosur...

Pas Vlorës, Fierit e Durrësit, Rama vazhdon spastrimet/ Elbasani ndalesa e rradhës

Ku njësoj si në tre bashkitë e mëparshme edhe këtu pritet që të bëjë mbledhje me kryetarët e bashkisë dhe të kërkojë dorëheqjen e...

“S’pi ujë” diploma, papunësia te të rinjtë me arsim të lartë shënon rritje në vitin 2025

Vështirësitë për punësimin e të rinjve me arsim të lartë janë rritur ndjeshëm më 2025. Të dhënat e INSTAT në lidhje me papunësinë e të...

Banorët e Thethit protestë kundër prishjes së objekteve pa leje, bllokojnë urën e fshatit

Situata në Theth është tensionuar këtë mëngjes, pasi banorët kanë bllokuar urën në hyrje të fshatit, duke penguar hyrjen e forcave të Policisë së...

U gjet i pajetë pranë Liqenit të Shkopetit, 23-vjeçari dyshohet se është vrarë

Detaje të reja dalin nga ngjarja e rëndë në Mat, ku një 23-vjeçar u gjet i pajetë pranë Liqenit të Shkopetit. Dyshohet se i riu Renis...

Lajme të tjera

Web TV