U bënë analizat bebeve, mjekët thërrasin menjëherë policinë

Policia gjermane ka arrestuar një infermiere në Spitalin Universitar Ulm pasi dyshohet se u dha morfinë bebeve.

Të pestë bebet kanë pasur komplikacione më frymëmarrjen të rrezikshme për jetën. Mjekët gjetën gjurmë morfine në urinën e bebeve dhe njoftuan policinë. Autoritetet morën në hetim punonjësit dhe arritën në përfundimin se ilaçi u është dhënë bebeve natën e 20 dhjetorit.

Infermieria e arrestuar, Christoph Lehr mohoi akuzat e ngritura ndaj saj, por gjyqtari e la atë në paraburgim.

Falë ndihmës së mjekëve, fëmijët nuk do të kenë dëmtime të përhershme shëndetësore./Fjala.al