VIDEO/ Murinho i papërmbajtshëm, interviston veten në konferencë për shtyp

Manchester United's Portuguese manager Jose Mourinho gestures towards the public at the end of the UEFA Champions League group H football match Juventus vs Manchester United at the Allianz stadium in Turin on November 7, 2018. (Photo by Isabella BONOTTO / AFP) (Photo credit should read ISABELLA BONOTTO/AFP/Getty Images)

Trajneri i Tottenham, Jose Mourinho mund të cilësohet si një nga karakteret më të veçanta dhe më gazmor në botën e futbollit.

Është e rrallë të mos dëgjosh mbi veprimet qesharake të tij në ndeshje apo edhe jashtë tyre, duke dhuruar spektakël pa fund e tërhequr gjithmonë e më shumë mbështetës.

E fundit ka qenë ngjarja e ndodhur ditën e sotme në konferencën për shtyp,ku portugezi ka zgjedhur t’i bëjë vet pyetje vetes, në njëfarë mënyre duke injoruar gazetarët e pranishëm.

Sipas tij pyetja e parë është ajo që lidhet me merkaton dhe nëse është në pritje të ndonjë lojtari tjetër.

“Pyetja e parë: A po prisni për ndonjë lojtar përpara fundit të merkatos? Jo. Vazhdojmë me pyetjen e dytë: A je i lumtur me merkaton e klubit tënd? Po, jam. Pyetja e tretë: A të duhet ndonjë sulmues?”- u tha Murinho.

Me anë të kësaj “autointerviste”, tekniku portugez  zbuloi se klubi i drejtuar prej tij nuk do të bëjë asnjë afrim ditën e sotme, që përkon dhe me afatin e fundit të merkatos së dimrit./Fjala.al/