Gruaja nga Kosova dëshmon kundër serbit: Të pashë kur ma more vëllanë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Valbona Berisha është duke dëshmuar në një gjyq të rrallë që po zhvillohet në Gjykatën Themelore të Prishtinës. Ajo është vendosur kundër një personi, për të cilin thotë se e ka parë duke ia rrëmbyer vëllanë gjatë luftës në Kosovë. Bëhet fjalë për shtetasin serb Zoran M. Gjokiq! I akuzuari dyshohet për krime lufte në Pejë, gjatë luftës. Ai u arrestua nga Policia e Kosovës në shkurt të vitit 2019, në një nga pikat kufitare. Avokati Kujtim Kërveshi thotë se i akuzuari ka qenë pjesë e një grupi ushtarakësh serbë.

“Ky dyshohet se ka marrë pjesë në vrasje, në dëbim, plaçkitje pasi ka pasur një aktivitet në krejt këto veprime dhe dyshohet se është drejtpërdrejtë vrasës i dy qytetarëve të pambrojtur shqiptarë në atë kohë, konkretisht të ndjerit Skënder Zeqiraj dhe të ndjerit Bashkim Berisha’- ka thënë Kërveshi.

Mes lotësh ajo ka identifikuar serbin si personin i cili ia nxori vëllanë me dhunë nga shtëpia, për ta dërguar në shtëpinë e komshinjve. “Kanë hyrë në shtëpinë time, ai e ka kapur vëllanë për dore dhe e ka e futur në shtëpinë e komshinjve ku kam dëgjuar më pas disa krisma. Emrin e tij e kam dëgjuar pas tri orëve kur kam shkuar në shtëpinë e myslimanët aty kanë thënë se ka qenë Zorani. Më pas, kur jemi kthyer pas luftës, unë kam dhënë dëshminë time. Kam shkuar në Pejë, më ka ftuar policia, për ta identifikuar personin i cili e ka marrë vëllanë tim dhe ata persona që kanë qenë me të. M’i kanë treguar fotot. Mua, ajo fotografi para syve më ka ndenjur 20 vjet”, ka thënë dëshmitarja Valbona Berisha.

Rreth njw muaj mw parw ka dëshmuar edhe dëshmitari Shaban Koliqi, i cili kishte parë vrasjen e 4 shqiptarë ditën e 29 marsit. Gjatë dëshmisë së tij, edhe Kaliqani ka identifikuar të akuzuarin si personi i cili kishte qëlluar Bashkim Berishën dhe Skënder Zeqirin.

“Ma ka hi shuplakë dhe më tha cila është ushtria më e fortë dhe më e madhe. A është ushtria jonë më e forta? I thashë po. Më ka goditur me kondak në kokë dhe jam rrëzuar. Ma kanë futur kallashin në gojë dhe më ka thënë “paret nëse do me pshtu”. Pasi ia kam dhënë 100 kam dalë te bashkëshortja me ia marrë edhe të tjerat dhe ia kam marrë gjithë arin që ka pasur. Derisa Skënder Zeqiri ka dalë me i marrë paret, ata e kanë goditur me një plumb Hilmi Zeqirin. Më pas e kanë qëlluar edhe njëherë dhe ai ka vdekur. Më pas, mua e Skënder Zeqirin na kanë dërguar në një oborr ku kishin qenë duke e mbajtur edhe Bashkim Berishën. Skënderin dhe Bashkimin i ka vrarë Zorani, të cilit më vonë ia kam mësuar emrin”, ka thënë Shaban Koliqi, dëshmitar.

Lexo edhe :  Bora “sfidon” verën, zona Bogë-Theth zbardhet në mes të majit

Zoran M. Gjokiq, i cili u arrestua në shkurt të këtij viti në pikën kufitare Jarinjë, akuzohet për krime lufte. Gjokiq akuzohet se në periudhën mars-prill 1999, në lagjen “Kristal” të Pejës, duke bashkëvepruar me një grup personash të nacionalitetit serb, të veshur me uniforma policore, paramilitare e ushtarake ka shkaktuar vuajtje të mëdha, aplikim të masave të frikësimit ndaj popullatës së pambrojtur civile, vrasje, plaçkitje e një qyteti apo vendi, urdhërim për zhvendosjen e popullatës civile ose ndaj individëve të veçantë civilë që nuk kanë të drejtë të marrin pjesë drejtpërdrejtë në konflikt.

Ndërkohë, avokati Lubomir Pantoviq që mbron të akuzuarin, thotë se klienti i tij është i pafajshëm. “Ne jemi praktikisht në fillimet e gjykimit, por unë jam i bindur se ai nuk është fajtor, dhe nuk ka prova të mjaftueshme rreth fajësisë”, ka thënë Pantoviq. Gjatë luftës 1998-1999 në Kosovë, sipas gazetës Express, humbën jetën rreth 13 mijë e 500 persona. Shumica prej tyre ishin shqiptarë.

Mbi 1600 konsiderohen ende si të pagjetur. Që nga mbarimi i luftës në vitin 1999, hetimet dhe gjykimet për krime lufte janë bërë nga UNMIK, Gjykata Ndërkombëtare për Krime Lufte në Hagë, si dhe EULEX’. Por, nga viti 2015, kjo përgjegjësi i takon Kosovës. Për krimet e luftës në Kosovë janë dënuar deri më tani vetëm 67 persona. n.k/Fjala.al/

 

Të fundit

Tottenham thyen “mallkimin” pas 17 vitesh dhe fiton trofeun e Europa League ndaj United

Tottenham i është kthyer fitoreve të  trofeve duke fituar pas 41 vitesh nga hera e fundit turneun e Ligës...

Gjysmëfinalja e Nations League ndaj Spanjës, Franca publikon listën

Franca do të përballet me Spanjën në fillimin e qershorit, në sfidën e vlefshme për gjysmëfinalen e Nations League. Para sfidës, trajneri i “Gjelave”,...

I penduari Nuredin Dumani, zbulohet për herë të parë akt-marrëveshja me drejtësinë

Pas transferimit në spitalin e burgut, në prani të ish drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe ish drejtorit të Krimeve, ai shprehu gatishmërinë për...

FOTO: kush është “Visi i Pojës”, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës

Personi në foto është Elvis Doçi i njohur me nofkën "Visi i Pojës", ndaj të cilit ka një urdhër arrest si pjesë e grupit...

Dini gjë pse është zhdukur Floriana Garo?

Që nga 11 maji, një personazh interesant nuk është dukur më në rrjetet sociale dhe konferencat për shtyp të PD. Bëhet fjalë për zëdhënësen...

Lajme të tjera

Web TV