Jordani, mijëra persona kundërshtojnë planin për paqe të SHBA-së

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje
  1. Mijëra persona kanë protestuar të premten në kryeqytetin e Jordanisë, Aman kundër planit për paqe në Lindje të Mesme të presidentit amerikan, Donald Trump.

Duke bërtitur “Vdekje Izraelit” rreth 3,000 persona kanë marrë pjesë në protesta, të cilat kanë nisur para xhamisë, Al-Husseini Mosque, në prezencë të madhe të forcave të sigurisë, transmeton agjencia e lajmeve, AFP.

Protestuesit kanë mbajtur flamuj jordanezë e palestinezë bashkë me mbishkrimet “Jordania kundërshton marrëveshjen e shekullit”. Jordania është një nga dy shtetet arabe, bashkë me Egjiptin, që kanë marrëveshje për paqe me Izrealin dhe pjesa më e madhe e popullsisë së shtetit ka orgjinë palestineze.

Shtetet e Bashkuara kanë prezantuar të martën planin për paqe, që parasheh zgjidhje me dy shtete në konfliktin izraelito-palestinez, derisa Jerusalemin e sheh si kryeqytet të pandarë të Izraealit.

Palestinezët në anën tjetër duan që Jerusalemi Lindor të jetë kryeqytet i shtetit të tyre në të ardhmen.

Të fundit

Zjarret, Shqipëria ka 46 mijë ha tokë të dëmtuara

Dëmet që po shkaktojnë zjarret e këtij viti po thyejnë rekorde në dekadat e fundit. Sapo një vatër shuhet...

E bujshme! Klubi italian interesohet për Mirlind Dakun

Rashid Rakhimov, trajneri i Rubin Kazan, foli pas ndeshjes së humbur 3-0 kundër Zenit Shën Petersburgut. Gjatë intervistës, tekniku i rusëve u shpreh edhe...

Mandatet e Andia Ullirit dhe Lapajt “ngrihen” deri më 25 gusht

Kolegji Zgjedhor ka marrë pushimet. Seanca e parashikuar për këtë të mërkurë për ndarjen e mandatit të vetëm të koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet nuk...

Rama: Në Delvinë janë angazhuar rreth 300 forca, 24 mjete dhe 2 helikopterë

Kryeministri Edi Rama postoi në Facebook foto nga operacionet për shuarjen e zjarrit në Delvinë. “Në Delvinë vijon puna intensive e forcave në terren për...

Adelina Ismajli rrëfen për sfidat e karrierës: Shqipëria më ka shpëtuar

Adelina Ismajli, një nga figurat më të guximshme të muzikës shqiptare, ka hapur zemrën në një emision televiziv. Ajo ka folur për vështirësitë dhe...

Lajme të tjera

Web TV