Momentet emocionuese, Lakers i japin lamtumirën Kobe Bryant

“Sot ne festojmë për fëmijën që erdhi këtu 18 vjeç, u tërhoq në moshën 38 vjeç dhe u bë ndoshta babai më i mirë që ne kemi parë këto tre vitet e fundit.”

Në Staples Center të Los Angeles iu dha dje lamtumira legjendës së basketbollit, Kobe Bryant, i cili ndërroi jetë si pasojë e një aksidenti me helikopter. Stadiumi ishte i mbushur plotë, ndërkohë që tifozëve u ishin shpërndarë fanella me numrat 8 dhe 24, që Kobe mbajti veshur gjatë karrierës së tij të gjatë me LA Lakers.

LeBron James mbajti gjithashtu një fjalim emocionues, duke kërkuar që ndeshja që do të luhej kundër Portland të shihej si festë në nder të mikut të tij.

“Sot ne festojmë për fëmijën që erdhi këtu 18 vjeç, u tërhoq në moshën 38 vjeç dhe u bë ndoshta babai më i mirë që ne kemi parë këto tre vitet e fundit.”

Wiz Khalifa dhe Charlie Puth performuan para ndeshjes këngën e tyre “See you again”, që emocioni edhe më shumë të pranishmit.