Polonia blen aeroplanë amerikanë në vlerë të 4.6 miliardë dollarëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Polonia ka nënshkruar një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara në vlerë të 4.6 miliardë dollarëve për blerjen e 32 aeroplanëve të avancuar luftarakë F-35, ashtu që të rrisë mbrojtjen pas shtimit të aktiviteteve ushtarake ruse. Presidenti polak, Andrzej Duda e ka cilësuar të premten “ditë shumë të rëndësishme për forcat ajrore polake dhe për sigurinë e Polonisë e të Evropës”.

Ministri polak i Mbrojtjes, Mariusz Blaszczak, e ka nënshkruar marrëveshjen dhe i ka dorëzuar dokumentin ambasadores amerikane në Poloni, Georgette Mosbacher. Duda ka thënë se kjo është një prej marrëveshjeve më të mëdha të nënshkruara në historinë e forcave të armatosura të Polonisë dhe një shenjë të lidhjeve të fuqishme me SHBA-në.

Departamenti amerikan i Shtetit ka përshëndetuar përkushtimin e Polonisë për modernizim të ushtrisë. Polonia pritet të marrë dërgesën e aeroplanëve në periudhën 2024-2030. Ky vend do të jetë shteti i 10-të i NATO-s që do të ketë këtë lloj të aeroplanit.

Forcat amerikane, izraelite dhe britanike tashmë kanë shfrytëzuar këta aeroplanë për lufime. Aeroplanët amerikanë do t’i zëvëndësojnë pajisjet luftarake të periudhës sovjetike, MiG-29, të cilët Polonia i shfrytëzon ende./REL

Të fundit

Zjarret, Shqipëria ka 46 mijë ha tokë të dëmtuara

Dëmet që po shkaktojnë zjarret e këtij viti po thyejnë rekorde në dekadat e fundit. Sapo një vatër shuhet...

E bujshme! Klubi italian interesohet për Mirlind Dakun

Rashid Rakhimov, trajneri i Rubin Kazan, foli pas ndeshjes së humbur 3-0 kundër Zenit Shën Petersburgut. Gjatë intervistës, tekniku i rusëve u shpreh edhe...

Mandatet e Andia Ullirit dhe Lapajt “ngrihen” deri më 25 gusht

Kolegji Zgjedhor ka marrë pushimet. Seanca e parashikuar për këtë të mërkurë për ndarjen e mandatit të vetëm të koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet nuk...

Rama: Në Delvinë janë angazhuar rreth 300 forca, 24 mjete dhe 2 helikopterë

Kryeministri Edi Rama postoi në Facebook foto nga operacionet për shuarjen e zjarrit në Delvinë. “Në Delvinë vijon puna intensive e forcave në terren për...

Adelina Ismajli rrëfen për sfidat e karrierës: Shqipëria më ka shpëtuar

Adelina Ismajli, një nga figurat më të guximshme të muzikës shqiptare, ka hapur zemrën në një emision televiziv. Ajo ka folur për vështirësitë dhe...

Lajme të tjera

Web TV