Ndeshja Bylis-Vllaznia, Kapllanaj kërcënon me vetëgjyqësi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vendimet e arbitrave në ndeshjen me Vllazninë, duket se kanë ngritur sërish acarimin e Presidentit të Bylisit, Besnik Kapllanajt

Në një komunikim me mediet pas mbarimit të ndeshjes së javës së 20 për Kategorinë Superiore, nga e cila skuadra e Ballshit mundi të merrte vetëm 1 pikë nga barazimi 2-2, Kapllanaj është shprehur se ka vetëm dy mënyra për ta zgjidhur këtë problem ose braktisja e kampionatit  ose vetëgjyqësia.

“Ka dy rrugë: Ose të braktisim kampionatin, ose të bëjmë vetëgjyqësi. Na e zgjidhni juve, çfarë të bëjmë? Do të na detyroni dhe neve të pëlcasim, të na pëlcasë cipa. Dhe ne jemi njerëz, kur bëhet rrugë, si çdo njeri, jemi njerëz me gjak. Padrejtësi javë pas jave“,-u shpreh kreu i Bylisit.

Më tej ai ka shtuar se gabimet në vendimet e gjyqtarëve janë duke u bërë më shqetësuese nga ndeshja në ndeshje.

“Në fund të vitit të kaluar, kam pasur një bisedë në Federatë me Jarecin, pretendoja se na mungojnë 7 penallti, më tha janë 6. Tha u mbyll viti e të shkuara të harruara. Fillon viti e po shoh ndeshje pas ndeshje që gabohet ndaj nesh, nuk e di çfarë po ndodh po ne jemi të shqetësuar këtu“-tha Kapllanaj pas ndeshjes me Vllazninë./Fjala.al/

Të fundit

Plani sekret i Pentagonit, krijohet ushtria për protestat civile

Administrata Trump po vlerëson planet për krijuar një “Forcë Reagimi të Shpejtë për Trazirat Civile të Brendshme” të përbërë...

“Zelensy mund të tërhiqet nga Donetsku, po i bën presion Trump”

Autoritetet ukrainase po shqyrtojnë mundësinë e tërheqjes së forcave nga zonat e Donetskut që ende mbahen nën kontrollin e tyre, në rast se rritet...

“Djegia e kazanëve me plehra, fenomen mesjetar shqiptar”

Nëse ligji nuk vepron dhe ndëshkon, i nxit më shumë shkelësit apo inkurajon që të vijojnë në praktikën e tyre të kundravajtjes penale. Kjo shpjegon...

Lookman i pamundur, Inter piketon yllin e Bundesligës

Inter ka hequr dorë përfundimisht nga Ademola Lookman. Edhe pse ra dakord për kushtet personale me lojtarin dhe gjithçka dukej në rregull, problemi qëndron...

Ushtarët ukrainas po humbin shpresat: “Rusia po rigjenerohet”

Takimi midis Donald Trump dhe Vladimir Putin, në Alaska, përveç pritshmërive ka edhe shumë skepticizëm. Të parët që shprehen për këtë janë ushtarët ukrainas...

Lajme të tjera

Web TV