Terroristi i Londrës: Kur të rritem dua të bëhem terrorist, do iu vras!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mediet britanike nuk mund ta linin jashtë vëmendjes personin që me një hanxhar nisi të sulmonte njerëzit nëpër rrugë. Ata kanë parë profilin e tij prej së vogli duke mundësuar faktin se ai kishte shfaqur gjithnjë tendenca terroriste. Madje fëmijët, që janë dëshmitarë të së djeshmes së tij, e kanë treguar hapur prirjen e tij për të varë me bomba njerëzit. Ai shpesh herë këtë gjë ua ka thënë edhe bashkëmoshatarëve të tyre, të cilët e kanë kaluar si nëpër shaka prirjen e tij.

Kështu është edhe “Evening Standard” i ka bërë një profil Sudesh Amman i ekzekutuar nga policia 24 orë më pas pasi nisi të godasë me hanxhar njerëzit në rrugën ‘Streatham’. Në të shkuarën, shkruan Evening Standard, 20-vjeçari i kishte treguar një shoku të tij se kur ai të rritej donte të bëhej terrorist. Anti-terrori, ka mundur të zbulojë se pikëpamjet e tij ekstremiste nisën të shfaqen që moshë të vogël në zonën Harrow ku ai u rrit. Sjellja e tij kujtojnë shokët e fëmijërisë nga e një djali të qetë u kthyen tek ato të një aspiranti për Xhihad. Ka qenë një vajze, shoqe e fëmijërisë  e cila e ka përshkruar jetën dhe kërcënimin e tij të vazhdueshëm si diçka krejt normale në lidhje me atë çka do të bënte kur të rritej: “Sudesh Amman gjithnjë thoshte. Unë do t’ju vë bombën juve. Unë kam një granatë në xhep dhe nëse afroheni një hap të vetëm drejt meje do ta aktivizoj. Ne mendonim se tallej por vijonte të na e thoshte. Na tha po ashtu se kur të rritej donte të bëhej një terrorist”.

Lexo edhe :  Lajmi i fundit: Hungaria kërcënon Kievin zyrtar

Sudesh Amman në vitin 2018 do të dënohej me 40 muaj burg për 13 akuza për mbajtje dhe shpërndarje të materialeve propagandistike terroriste. Amman u lirua nga burgu disa javë më parë pasi bëri vetëm gjysmën e dënimit në bazë të skemës të lirimit me kusht dhe prej aty me sa duket ka nisur të vërë në jetë edhe planin për të realizuar sulmin që kreu, para se plumbat e policisë t`i merrnin jetën. n.k/Fjala.al/

 

 

Të fundit

20 gusht 1866, fundi zyrtar i Luftës Civile Amerikane

Më 20 gusht 1866, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Andrew Johnson, shpalli me dekret presidencial se Lufta Civile Amerikane...

Bizneset shqiptare përdorin Inteligjencën Artificiale më shumë se rajoni dhe BE-ja

Megjithëse Shqipëria ka hendek teknologjik në krahasim me Rajonin dhe vendet BE, bizneset tona janë duke e përdorur inteligjencën Artificiale (IA) me shumë se...

Paratë dhe ushtarët, pse Putin këmbëngul të takohet me Zelenskyn

Analizë e La Stampa Vetëm tre ditë pas samitit në Alaskë, Vladimir Putin u gjend përsëri në pozicion mbrojtës. Ndërsa Zelensky dhe aleatët europianë kanë arritur...

Ç’po ndodh me turizmin tonë të verës?

Nga Fatos Çoçoli Vera e këtij viti duhej të ishte një tjetër histori suksesi për turizmin shqiptar. Dhe në fakt, Rinasi zien çdo ditë, hyrjet...

“Berisha të japë dorëheqjen”, avokati: Drejtësia do të jetë efektive për “Partizanin”

Në një intervistë në “Ora e Fundit” në ABC News, avokati Romeo Kara, foli për çështjen e aferës “Partizani”. Gjatë intervistës ai tha se...

Lajme të tjera

Web TV