E paimagjinueshme, ja çfarë i po bën coronavirus ekonomisë globale

Epidemia e coronavirusit, e cila po bllokon Kinën për disa javë, tashmë po dobëson ekonominë kineze. Tregjet e aksioneve kineze në Shanghai dhe Shenzhen panë që çmimet e tyre binin me më shumë se 8% të hënën. Kjo ka qenë rënia rekord e çmimeve që prej vitit 2015.

Vendet e para të prekura nga kriza janë veçanërisht në Azi ose Amerikën Latine, pasi varen më shumë nga ekonomia kineze.

Konsumi kinez u ndal

Qyteti i Wuhan,bashkë me Hubei, dhe Wenzhou u paralizuan duke u izoluar.  Mundësitë për të lëvizur brenda Kinës janë të kufizuara. Udhëtimet e organizuara, brenda dhe jashtë vendit, janë anuluar. Për të parandaluar përhapjen e epidemisë, dyqanet dhe zinxhirët e restoranteve u mbyllen. Në veçanti, markat kryesore perëndimore të vendosura në Kinë, të tilla si dyqanet Apple, kafenetë Starbucks ose dyqanet Ikea u mbyllën gjithashtu.

Këta janë të gjithë faktorët që po tensionojnë ekonominë kineze. Një humbje e konsiderueshme u shënua edhe për faktin se situata e epidemisë ndodhi në prag të Vitit të Ri Kinez. Aksionet e kompanie shënuan ulje që varion nga 10 deri në 30%.

Vendi kryesor importues dhe eksportues në botë prek edhe ekonomitë e tjera globale për aq kohë sa në territorin e saj ka një ngrirje të transportit.

Kur Kina ngadalësohet, kërkesa kineze për këto burime bie. Shembull është nafta dhe bakri, çmimi i të cilave ka rënë në tregun botëror për shkak të coronavirus.

Kjo rënie e veprimtarisë kineze “do të prekë kryesisht vendet që eksportojnë shumë mallra dhe shërbime”, të tilla si Tajvani, Hong Kongu ose Tajlanda. Por edhe ato vende të cilat varen nga çmimi i lëndës së parë të cilën e eksportojnë. Këto vende janë  Australia, Brazili apo Kili. Pra këto shtete janë të varura nga ekonomia Kineze.

Lexo edhe :  Banka e Shqipërisë: Pronat, sektori më tërheqës për investitorët

Në Shtetet e Bashkuara, aksionet e Exxon, Mobil dhe Chevron kishin rënë me 4% të Premten e kaluar. Izolimi i Kinezëve godet gjithashtu kompanitë turistike të udhëtimeve. Gjithashtu, mallrat luksoze që përdorin kinezët vijnë veçanërisht nga Franca./Fjala.al