Grabitja në Allias, në kërkim Markelian Cungu, autori i qindra vjedhjeve!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ai sundon zonën, e jo sot por që kur ishte 7 vjeç. Grabitës i një sigurie të lartë, mbase një prej personazheve më të njohur në historinë e vjedhjeve, si krim rruge në vend. Sot 23 vjeç, djali nga Mirdita, i rritur në Bregun e Lumit, në Allias, ishte afër mendsh që mund të ishte truri i aktit të dhunshëm që ndodhi në banesën e çiftit të biznesmenëve në Allias.

Referuar të dhënave të fundit që vijnë nga Policia e Shtetit bëhet me dije se ka qenë i arrestuari i policisë për atë ngjarje që ka nxjerrë të dhënat mbi emrin e Markelian Cungit. Policia e Shtetit i tha gazetës “Fjala” se dyshimet e para kanë rënë që natën e ngjarjes mbi të por nuk u gjend në shtëpi e për pasojë sot e asaj dite policia nuk ka mundur ta gjejë. Ai është i shpallur në kërkim që dy ditë pas ngjarjes ndërsa nuk gjendet asnjë gjurmë e tij.

Po kush është Markelian Cungu?

Që i mitur çorodiste policinë e Tiranës. Sa ishte i vogël vepronte vetëm brenda rrezes së vendit që ai njihte. Sapo nisi të rritej, diku nga mosha 9 apo 10 vjeç filloi të shkonte edhe nëpër rrethe. Kudo dhe kurdo ai mund të vidhte derisa erdhi një moment dhe vjedhjen e perfeksionoi; e bëri grabitje! Që në moshë të vogël ai nisi të mbante armë. Në Bregun e Lumit, vendi ku është rritur, ai ka krijuar që i vogël minibandën e tij. Me ta ai mundi të kryente një sërë vjedhjesh dhe grabitjesh por sa ishte i mitur, gjithnjë dhe gjithmonë parapëlqente që t`i mbante vetë përsipër ngjarjet. Policia e Tiranës shpesh u përpoq të përdorte si karrem për të shkuar tek ndonjë kapo që mund ta përdorte, por në fakt Cungu gjithnjë vepronte pa asnjë udhëzues tjetër mbi kokë. Ndalimet e tij janë të panumërta ashtu siç janë edhe vjedhjet, bastisjet dhe grabitjet e tij. Nuk dihet e si ai është liruar, por në rastin kur nuk ishte më shumë se 14 vjeç, në afërsi të Medresesë mundi të hynte në shtëpinë e një tjetër biznesmeni, të rrëmbente një kasafortë hekuri dhe ta ‘varroste’ në Bregun e Lumit. Atje pasi e hapi, mori paratë dhe u zhduk. Por policia aso kohe e kishte të skeduar dhe pak a shumë dihej se ishte mjaft i zoti për të kryer një akt të tillë. Madje që kur ishte i vogël ai disa herë kishte shfaqur edhe aftësinë për të përdorur dhunë në raste vjedhjesh, ndërkohë që për grabitjet gjithnjë ka përdorur armët e zjarrit.

Lexo edhe :  Gara për kreun e ri të BKH, KLP cakton datën e lirimit nga detyra të Hajnës

Ka qenë dëshmia e Fatjon Mërtënikajt, i cili u ndalua disa ditë pas ngjarjes së rëndë që ka hedhur dritë mbi grabitjen. Në dëshminë e tij ai ka treguar të gjitha detajet si si ka nisur plani i sajuar nga Cungu. Policia saktëson se 28-vjeçari nga Elbasani ka tentuar ta heqë përgjegjësinë nga vetja duke u pozicionuar në rolin e dëshmitarit. Ai ka thënë se gjithçka e ka planifikuar Markeljani dhe se kanë hyrë në banesë me idenë se nuk gjendej askush në shtëpi. Veshjet dhe gjithçka tjetër e kanë siguruar përpara se sa të ndërhynin, ndërkohë që përveç mirditorit tashmë në kërkim është edhe Mario Toçi, një i njohur i familjes Laze, i cili mendohet e ka patur dijeni në lidhje me personat që kanë hyrë në banesën e çiftit dhe nuk ka treguar në polici. Policia e Shtetit saktëson se përveç dëshmisë së lënë nga bashkëpunëtori, ndaj tij janë edhe disa prova shkencore që lidhen me gjurmët që ka lënë në banesës dhe gjatë përleshjes me të zotin e shtëpisë.  n.k/Fjala.al/

Të fundit

Padia për shpifje ndaj Blinken/ Justifikohet Berisha: Asokohe kishte imunitet…

Kreu i PD-së, Sali Berisha u pyet edhe për padinë e bërë ndaj Antony Blinken, Sekretarit amerikan të Shtetit në administratën...

“Transporti rrugor, emergjencë kombëtare”, Karamuço: Armë pa leje në rrugë

Eksperti i kriminalistikës ngriti alarmin për sigurinë e transporti rrugor. Në studion e Dita Jonë, ai tha se situata e transportit rrugor është emergjencë...

Mijëra dollarë fluturojnë nga dritarja, si u eliminua zëdhënësi i Hamasit?

Abu Obeida, zëdhënës i kahut të armatosur të Hamas u vra në një sulm ajror në qytetit e Gazës. Kështu pretendon Izraeli, me ministrin...

20 vite punë, 815 milionë euro/ Kroacia gati të hapë autostradën që e përshkon mes përmes

Brenda rreth një muaji autostrada A5, ose Korridori Vc që kalon mes përmes Kroacisë, më në fund do të hapet për qarkullim pas 20...

Berisha paraqitet në SPAK, sulmon Dumanin/ Altin Troplini, avokat i karteleve të drogës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur në SPAK, në zbatim të masës "Detyrim paraqitje" të vendosur nga gjykata lidhur me aferën "Partizani". Në dalje të...

Lajme të tjera

Web TV