Pas kapove të Bandës së Durrësit, do të lërë qelinë edhe Kuqo i Beratit!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas Lulëzim Berishës duket se asnjë person tjetër i konsideruar killer nuk do të mbetet pas hekurave. Tani radhën e ka me sa duket Aleksandër Kuqo, i njohur për një seri krimesh të rënda dhe i dënuar nga Italia me burgim të përjetshëm. Që nga vrasjet e deri tek trafiku i femrave, Kuqo është një nga emrat më të njohur të botës së krimit në vend. Por, prej shumë kohësh është bërë përpjekje që ai të lërë qelinë, pasi sipas gjykatës ai vuan nga një sëmundje e rëndë dhe se i duhet gruaja ta ndihmojë.

Kështu është Gjykata e Fierit që po përgatitet të nxjerrë nga burgu një person të njohur si ‘i tmerrshmi i Beratit’ ose ‘i forti i Beratit’, Aleksandër Kuqo. Në vitin 2001, Aleksandër Kuqo, u dënua me 21 vite burg nga gjykata Fier, pasi u arrestua në Shqipëri për llogari të drejtësisë italiane. Mbi Aleksandër Kuqon rëndojnë dhjetëra akuza nga drejtësia italiane, e cila në vitin 1999 e ka dënuar me burgim të përjetshëm për akuzat e “vrasjes me paramendim në bashkëpunim”, “armëmbajtjes pa leje të armëve luftarake” dhe “trafikimit të femrave për prostitucion në bashkëpunim”. Sipas të dhënave mësohet se vendimi i Gjykatës së Fierit, që e konvertoi vendimin italian në 21 vjet heqje lirie, në atë kohë u përfol dhe u konsiderua si një skandal i drejtësisë shqiptare.

Aleksandër Kuqo u riarrestua më datën 6 maj të vitit 2006, nga Policia e Beratit për llogari të Prokurorisë së Fierit dhe në atë urdhër përcaktohej prangosja e Kuqos “për ekzekutimin e vendimit penal nr.13, datë 22 janar 2003, dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë, Fier, për caktimin e masës mjekësore ndaj Aleksandër Kuqos”.

Lexo edhe :  Reuters zbulon 3 kushtet e Putinit për paqen në Ukrainë

Sipas të dhënave më të fundit mësohet se ditën e martë, në seancën e zhvilluar në Gjykatën e Fierit, gjykata thekson   duke qenë se nga ana e ekspertëve është rekomanduar masa mjekësore ‘mjekim i detyruar ambulator’, në kujdes të një familjari, dhe është e nevojshme marrja e mendimit dhe pëlqimit në bazë të nenit 46, të një familjari në lidhje me faktin nëse gjykata do të vendos nëse do të marrë shoqërimin dhe kujdesin e shtetasit Aleksandër Kuqo pranë mjekut familjar. Avokati mbrojtës ka kërkuar në seancë se paraprakisht duhet të vendoset një njeri i afërt që në rastin konkret është bashkëshortja e tij, Ledia Kuqo, dhe për këtë marrin përsipër njoftimin e saj. Gjykata vendosi të ndërpresë shqyrtimin gjyqësor me qëllim paraqitjen e shtetases Ledia Kuqo. n.k/Fjala.al/

Të fundit

Korçë, makina përplas këmbësoren me pasojë jetën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën që të çon drejt fshatit Voskop. Sipas informacionit paraprak, një automjet...

Anglishtja, kusht për shoferët e kamionëve!

Administrata amerikane ka paralajmëruar se disa shtete mund të përballen me ndërprerje të fondeve federale nëse nuk zbatojnë rregullat e reja. Departamenti i Transportit bëri...

Putin “zbret” në festivalin e Venecias, Gaza dominon eventin

Venecia ka shtruar tapetin e kuq dhe është gati të mirëpresë ajkën hollivudiane, në edicionin e 82-të të festivalit prestigjoz të filmit. Yje të kinemasë,...

Piktura holandeze e vjedhur nga nazistët gjendet në Argjentinë

Më shumë se 80 vjet pasi u vodh nga nazistët nga një tregtar i artit hebre në Amsterdam, një portret i një mjeshtri italian...

Trump: Dënime me vdekje për vrasësit në Uashington

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë të martën se do të kërkojë dënime me vdekje për vrasësit në Uashington, në kuadër të luftimit të...

Lajme të tjera

Web TV