U arrestuan pas tërmetit, lirohen ish-zyrtarët

Gjykata Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë për disa prej zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve që u arrestuan pas tërmetit të 26 nëntorit si përgjegjës të dëmeve të shkaktuara nëpër banesa.

Gjykata e Shkallës së Parë ka liruar nga qelia dhe i ka lënë me ‘detyrim paraqitje’ këta ish-zyrtarë të lartë, përfshirë ish-kryetarin e Komunës Farkë, Fatbardh Plaku, dhe ish-kryetarin e Komunës Kashar, Besnik Fucia, raporton News24.

“Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personave nën hetim Faik Fejzo, Besnik Fuçia, Fatbardh Plaku, Hodo Gjoni, Naim Shehi, Gëzim Shkalla, Fejzi Dyrmishi, Shefqet Doda, Mehmet Felahi, Agim Eski, Pëllumb Korfuzi, Ndoc Pepkolaj, Gerti Çalliku, Ali Dyrmishi, Luan Beta, nëse nuk mbahen për ndonjë vepër tjetër penale”, thuhet në vendimin e Gjykatës së apelit.

Ja masat e reja të sigurisë:

1. Fatbardh Plaku, ish-kreu i Komunës Farkë, detyrim paraqitje, 2. Besnik Fuçia, ish-kreu i Komunës Kashar, detyrim paraqitje, 3. Faik Fejzo, detyrim paraqitje, 4. Hodo Gjoni, detyrim paraqitje, 5. Naim Shehi, arrest në shtëpi, 6. Gëzim Shkalla, arrest në shtëpi, 7. Fejzi Dyrmishi, arrest në shtëpi, 8. Shefqet Doda, detyrim paraqitje, 9. Mehmet Felahi, detyrim paraqitje, 10. Agim Eski, detyrim paraqitje, 11. Pëllumb Korfuzi, ndërtues, detyrim paraqitje, 12. Ndoc Pepkolaj, detyrim paraqitje, 13. Gerti Çalliku, detyrim paraqitje, 14. Ali Dyrmishi, ndërtues, detyrim paraqitje, 15. Luan Beta, ish-kreu i Urbanistikës, Vorë, detyrim paraqitje. Fjala.al