Alarmon Europol: Goditëm klanin mafioz të shqipfolësve në mes të Europës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

EUROPOL godet një grup të sofistikuar kriminal. Madje ata e cilësojnë si klan mafioz që funksionon në mënyrë hierarkike. Sigurisht që në grupin e personave të arrestuar bëhet fjalë për 25 shtetas shqiptarë të cilët veprojnë në zemër të Europës. Nga të dhënat që janë bërë publike nga faqja e Europol mësohet se për të zbuluar këtë grup është punuar shumë gjatë dhe me metoda tejet speciale. Por askush ende nuk ka nxjerrë emra. Bëhet fjalë për shqiptarë të trafikut të drogës që veprojnë në Gjermani, Francë, Spanjë, Holandë dhe Belgjikë të cilët mbanin me vete përveç lëndëve narkotike edhe armë dhe municione.

Njoftimi zyrtar  

“25 persona të cilët janë pjesë e një rrjeti të organizuar kriminal shqiptarë janë vënë në prangat e policisë pas një aksioni super të organizuar në disa vende të ndryshme të Evropës”-thuhet në të dhënat e vetë agjencisë së përbashkët evropiane të policisë. Mësohet se në këtë super operacion kanë marrë pjesë më shumë 600 efektivë policie në Belgjikë, Spanjë, Holandë, Gjermani dhe Francë. Megjithëse ende nuk është bërë e ditur nëse të gjithë të arrestuarit ishin shqiptarë apo shtetas të huaj, Europol saktëson se: Hetimi për grupin kriminal shqipfolës kanë nisur në vitin 2017 nga policia e Belgjikës. Në këtë operacion është kapur një sasi e konsiderueshme droge.

Hetimi në Belgjikë zbuloi një sasi të madhe droge dhe u tha se ishte duke u kontrabanduar e fshehur në kontejnerë në Belgjikë përpara se të shpërndahej më tej në të gjithë Evropën duke përdorur automjete të pajisura me ndarje të sofistikuara për të fshehur lënën narkotike. I njëjti grup kriminal besohet gjithashtu se po menaxhonte plantacionet e kanabisit në Spanjë dhe Gjermani, ku ata kultivuan dhe përpunuan kanabisin, përpara se të transferohej në vendet e tjera të Evropës për shitje dhe shpërndarje të mëtejshme.

Lexo edhe :  Rama publikon pamjet nga rruga e re Bulqizë–Librazhd/ Nxit ekonominë rurale (VIDEO)

Të arrestuarit

Deri më sot, nga ky operacion mësohet se janë kryer konkretisht 9 arrestime në Belgjikë, 6 arrestime në Spanjë, 3 arrestime në Holandë, 6 arrestime në Gjermani dhe një arrestim tjetër në Francë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të arrestimeve në 25. Gjatë operacioni u kryen edhe 30 kontrolle në banesa për lëndë narkotike dhe armë dhe mësohet se u zbuluan 6 plantacione të kanabisit që më pas u çmontuan, u konfiskuan mbi 60 000 € kesh, telefona celular, armë dhe municione.

Ky grup, klan i krimit të organizuar ishte i strukturuar në mënyrë hierarkike, me degë që funksiononin ndërkombëtarisht. Disa nga anëtarët e saj të arrestuar sot kanë një histori të trafikut të drogës në vende të ndryshme të BE. Europol e mbështeti këtë hetim duke siguruar një ekspertizë dhe një mbështetje të gjerë analize dhe duke lehtësuar shkëmbimin e informacionit përmes kanaleve të tij të sigurta. Një numër takimesh operacionale u organizuan nga Europol në të gjithë Evropën me qëllim plotësimin e boshllëqeve hetimore në nivelin ndërkombëtar dhe koordinimin e veprimeve të njëkohshme që synuan çmontimin e gjithë strukturës së këtij grupi kriminal. n.k/Fjala.al/

 

Të fundit

Formalizimi i tregut bujqësor e blegtoral, bllokohen 94 tonë produkte gjatë kontrolleve

Në kuadër të aksionit kombëtar për formalizimin e tregut bujqësor dhe blegtoral, janë bllokuar 94 tonë produkte gjatë kontrolleve...

Hamasi refuzon të dorëzojë armët: Vetëm nëse formohet një shtet i pavarur palestinez

Hamasi ka thënë se nuk do të çarmatoset nëse nuk krijohet një shtet i pavarur palestinez me kryeqytet Jerusalemin. Grupi militant tha se po lëshonte...

“Bankers” mashtroi për të marrë para, Prokuroria: Janë përfituar 244 milionë lekë

Raporti voluminoz i Prokurorisë së Fierit, e cila po diskuton për t’ia kaluar dosjen SPAK, evidenton shkelje të tjera që kompania koncesionare Bankers Petroleum...

J.D Vance i fiksuar me UFO-t: Dua të di ç’po ndodh vërtet!

Nga Chiara Buratti, Corriere della Sera Zëvendëspresidenti i SHBA-së po i referohet pamjeve në New Jersey dhe New York nëntorin e kaluar, kur avionë të...

Tarifa e Trump për Shqipërinë? Eksportuesit: Mund të jetë një mundësi e artë!

Nga data 7 gusht, çdo produkt që prodhohet në vendin tonë dhe eksportohet drejt tregut amerikan do të paguajë taksë 10%. Vendimi i paralajmëruar...

Lajme të tjera

Web TV