Bill Gates dhuron 100 milion dollarë për të luftuar koronavirusin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Multimiliarderi Bill Gates premtoi se do të dhurojë 100 milion dollarë për të luftuar epideminë e koronavirusit.

“Shtetet, qeveritë, sektori privat dhe shoqatat bamirëse duhet të punojnë së bashku për të luftuar epideminë, t’i ndihmojnë vendet të mbrojnë qytetarët e tyre më të prekshëm dhe të përshpejtojnë zhvillimin e mjeteve për të luftuar virusin,” tha drejtori i fondacionit Gates, Mark Sussman.

Në fund të janarit fondacioni kishte njoftuar se do të investojë 10 milion për këtë qëllim.

20 milion dollarë do të dhurohen për organizata të tilla si OBSH, Qendrat kineze dhe amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve dhe Komisionin Kombëtar të Shëndetit të Kinës.

20 milionë të tjera do të shkojnë tek autoritetet e shëndetit publik në Afrikën Sub-Sahariane dhe Azinë Juglindore, dhe deri në 60 milion dollarë do të ndahen për kërkime, vaksina, ilaçe dhe mjete diagnostikuese për virusin e ri.

Të fundit

Hamasi: Gati për një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe lirimin e pengjeve

Në një deklaratë zyrtare, Hamasi njoftoi gatishmërinë e tij për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse për t'i dhënë fund...

Flutura Açka: Deputeti i PD-së shkarkoi numëruesin sepse nuk po vidhte vota!

Gjatë intervistës së saj për programin “Dekalog” të Roland Qafokut në DritareTV, Flutura Açka rrëfeu për përvojat e saj gjatë fushatës së 2021-shit dhe...

Pas negociatave, festivali i Sanremos do të vazhdojë në qytetin bregdetar

Pas dy ditësh pune të frytshme dhe intensive, është arritur një marrëveshje midis Bashkisë së Sanremos dhe RAI-t gjatë fazës së negociatave në lidhje...

Rusia shpall të padëshiruar institutin britanik, ‘preket’ edhe profesori shqiptar

Përmes një njoftimi, Prokuroria e Përgjithshme e Rusisë ka ndaluar veprimtarinë e organizatës joqeveritare britanike Instituti Mbretëror i Shërbimeve të Bashkuara për Studime të...

“O Sali o hero, ty partia nuk të do”/ Açka: U kam thënë deputetëve të PD-së…

E ftuar në  një emision televiziv Flutura Açka foli për përvojën e saj në zgjedhjet e vitit 2021 dhe mënyrën si funksionon Partia Demokratike. Ajo...

Lajme të tjera

Web TV