Doçi: OFL një publicitet, dështimi nisi me largimin e të trajnuarve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kreu i Pastrimit të Parave, Arben Doçi, flet për gazetën Fjala

Intervistoi: Nikoleta Kovaçi

Doçi, prej pak ditësh ka hyrë në fuqi OFL-ja e cila thuhet se po godet pasuritë e krimit; ç`janë këto pasuri të ‘ligjshme’ që shteti i ka njohur por i godet vetëm sot?

OFL, sikurse është prezantuar i bie të jetë akronim i një Operacioni – të pagëzuar ‘Forca e Ligjit’. Që këtu nuk kuptohet se çfarë është në të vërtet: është operacion policor, strukturë speciale policore, apo akt normativ me fuqinë e ligjit, sikurse përpiqet ta paraqesë Qeveria. Një operacion/ task-force me po te njëjtin emër, nëse e kujtoni ka me shume se dy vjet, qe u lançua nga ish-Ministri i Brendshëm Xhafaj, me synimin që do të luftonte e shkatërronte një numër te konsiderueshëm bandash dhe organizatash kriminale. Ai operacion si dhe shumë të tjerë që kemi parë këto gjashtë vite, kanë fillimin e bujshëm, publicitetin në ekstrem, pastaj vijnë e shuhen, pa ndonjë rezultat konkret.

Duke qenë njohës i mirë sektorit të pastrimit të parave, a mendoni se do të sjellë ndonjë risi ky operacion?

Ju kujtoj se ka më shumë se një dekadë që Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për masat kundër Krimit të Organizuar, ose sikurse njihet Ligji anti-Mafia, që merret me hetimin pasuror të organizatave kriminale dhe që i jep të drejtën organeve ligj-zbatuese të hetojnë dhe kërkojnë nga kriminelë anëtarë të bandave dhe organizatave kriminale të justifikojnë pasuritë e tyre dhe të afërmve të tyre. Sa është efikasiteti dhe efektiviteti i zbatimit të këtij ligji në praktike dhe a është përdorur kjo mundësi, si ne Itali, për shembull, që ka rezultuar e suksesshme, duke ndjekur paratë dhe pasuritë e krimit, për t`i sekuestruar e konfiskuar ato. Për këtë ky ligj është analizuar deri në Gjykatën Kushtetuese dhe është konsideruar që nuk shkel të drejtat dhe liritë themelore të njeriut. Unë mendoj se baza ligjore ashtu si dhe strukturat kanë ekzistuar, po sa ka qenë efikasiteti i ulët i zbatimit të këtij legjislacioni, që nuk ka konkluduar me raste të ndjekjes së parasë në shuma të konsiderueshme. Kjo ka nxjerrë në pah edhe paaftësinë e strukturave policore dhe të tjera ligj-zbatuese, duke treguar se kemi mbetur në fazat embrionale, pa u zhvilluar më tej. Mediokriteti më i madh që kam hasur gjatë eksperiencës time, është se kur nuk japin zgjidhje efektive, çdo drejtues, ministër apo dhe më lart merren me ndryshime strukturash, krijime të reja si kjo OFL, apo anti-KÇK, apo të tjera pa asnjë rezultat në luftën kundër krimit të organizuar. Ju kujtoj gjithashtu, që BE dhe SHBA kanë trajnuar për më shumë se 10-15 vite oficerë policie dhe prokurorë shqiptarë, janë dhënë me qindra miliona Euro për projekte binjakëzimi dhe trajnime, ku strukturat policore të krimit ekonomik, të inteligjencës financiare, të prokurorisë dhe magjistraturës kanë parë nga afër punën e homologëve të tyre në vende të BE-së si: Itali, Gjermani, Spanjë, Britani e Madhe, Belgjikë, etj. Problemi kryesor është se këto oficerë dhe prokurorë të mirë trajnuar ose Ish-kreu i Pastrimit të Parave/ arben doÇi “OFL një publicitet, dështimi nisi me largimin e të trajnuarve nga BE dhe SHBA” janë larguar fare nga puna, ose për të mbijetuar kane gjetur ndonjë vend sa për të marrë rrogën.

Lexo edhe :  “Italia nuk do të dërgojë trupa në Ukrainë”, Meloni ndahet nga aleatët

A mendoni se ky operacion ka fuqi të godasë para të krimit që janë edhe në llogari politikanësh? Psh rastet kur familjarë ish-ministrash janë edhe në qeli…

Si qytetar shqiptar që ka vendosur të jetojë e punojë këtu, jam shumë i interesuar që fillimisht pikërisht të goditen këta politikanë, që abuzojnë me pushtetin dhe paranë publike. Është shumë e rëndësishme që të bëhet transparente çdo qindarkë që merret nga qytetarët përmes taksave dhe tatimeve, por që në fund pak ose aspak nuk dimë se si përdoren ato për qytetarët. Në media kemi dëgjuar që shuma të konsiderueshme valutash janë vjedhur nëpër banesa të politikanëve, ministrave apo ish-ministrave, por këto lajme shuhen si kripa në ujë. Unë mendoj se nga këto duhet të fillojë edhe ky operacion nëse do të ketë efektin e goditjes së krimit të organizuar, pasi krimin e organizuar e vadit dhe e lulëzon korrupsioni dhe lidhjet me pushtetin.

OFL është veprim, (ka nisur 2 vjet më parë) shumë kush e mendon show mediatik i kryeministrit, ju si e klasifikoni këtë përkufizim: OFL…?

Pikërisht sikurse edhe ju po e thoni është një aktivitet policor, operacion apo fushatë, por një gjë dihet që krimi nuk luftohet me fushata. Ai kërkon mbështetje financiare, struktura të organizuara, koordinuara, si dhe të mirë-trajnuara, ashtu sikurse kërkon si kusht të domosdoshëm edhe vullnetin politik

Të fundit

Pako me kokainë të fshehura në dollap, arrestohen dy shqiptarët në Itali

Dy shqiptarë përkatësisht të moshave 38 vjeçe dhe 25 vjeç, kanë rënë në prangat e policisë italiane të akuzuar...

Sonte finalja e Europa League, Tottenham përballë Man. United për të shpëtuar fytyrën

Sot në mbrëmje Europa League do të shpall kampionen e saj. Një derbi anglez mes Tottenham dhe Manchester Unitedin me synimin për të...

Vjosa Osmani, vizitë zyrtare në Zvicër, përkujton veprën e Ahtisaarit

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka nisur një vizitë zyrtare në Zvicër, ku është pritur me nderime shtetërore nga Presidentja e Konfederatës...

Salma Hayek betohet se lëngu ‘që po e mban të re’, është ai mund ta përdorim të gjithë!

Salma Hayek bën "be" mbi përfitimet e tij për bukurinë, performancën dhe mirëqenien e përgjithshme. Është me të vërtetë një lëng i pasur me...

Erion Braçe këmbëngul: Nuk kisha asnjë problem me Olta Xhaçkën, por kameramani…

I ftuar në emisionin “Ndryshe” ka qenë deputeti socialist, Erion Braçe. Ai ka treguar më shumë rreth zgjedhjeve, si shkoi gjithçka dhe ka sqaruar...

Lajme të tjera

Web TV