Gjykatësit Andon Milatov dhe familjes së tij i ndalohet hyrja në SHBA

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Departamenti i Shtetit i ndaloi hyrjen në Shtetet e Bashkuara gjykatësit bullgar Andon Milatov, për shkak të përfshirjen në korrupsion.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, tha në vendimin e tij se “në cilësinë e tij zyrtare, Mitalov ishte i përfshirë në akte korrupsioni, që dëmtuan sundimin e ligjit dhe komprometuan rëndë pavarësinë e institucioneve demokratike në Bullgari”.

Sipas ligjeve amerikane, kur Sekretari i Shtetit, ka informacione të besueshme se një zyrtar i huaj është përfshirë në raste madhore korrupsioni, ose shkelje të të drejtave të njeriut, atij dhe familjes së tij të ngushtë i ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara.

Ligji po ashtu i jep të drejtë Sekretarit të Shtetit që vendimin ta bëjë publik, ose t’ia transmetojë privatisht zyrtarit në fjalë dhe familjes së ngushtë. Përveç, gjykatësit, vendimi përfshinë edhe bashkëshorten e tij Kornelia Stoykova-Mitalova dhe të bijën, Gergana Mitalova.

Ky është rasti i parë që lidhet me Bullgarinë dhe riafirmon angazhimin e Shteteve të Bashkuara për të luftuar korrupsionin në Bullgari dhe në botë, thuhet në njoftim. Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të qëndrojnë me popullin e Bullgarisë në luftën e tyre kundër korrupsionit. Departamenti i Shtetit, thuhet në vendim, do të shfrytëzojë mundësitë e tij për të nxitur përgjegjshmërinë për të korruptuarit në rajon dhe në botë./VOA

Të fundit

Mero Baze: Fatmir Mediu është simboli i shkëlqyer i opozitës së sotme

Fatmir Mediu është shembulli më i shkëlqyer që mund të identifikohet me opozitën e sotme. Ai është identiteti i...

Ministri izraelit kërkon që Gaza të aneksohet nëse Hamasi nuk dorëzohet

Ministri izraelit i Financave, Bezalel Smotrich, i bëri thirrje Qeverisë së tij që të nisë aneksimin e pjesëve të Rripit të Gazës nëse Hamasi...

Universiteti i Tiranës mbetet më i preferuari për maturantët

Universiteti i Tiranës është zgjedhur nga mbi 60% e maturantëve për vitin e ri akademik 2024–2025. Vetëm një ditë para shpalljes së kandidatëve fitues nga...

SHBA, plan për kufizimin e vizave për studentë dhe gazetarë

Qeveria e SHBA-së do të ashpërsojë edhe më tej rregulloren për lejen e qendrimit për të huajt. Tani janë në fokus të Ministrisë për...

Gjermania: Putini dhe Zelensky nuk do të takohen

Kancelari gjerman i është bashkuar dënimit të sulmeve të Rusisë në Kiev nga udhëheqësit evropianë. Sipas mediave të huaja, Friedrich Merz tha se pas sulmit...

Lajme të tjera

Web TV