Ikën në heshtje Josif Droboniku, mjeshtri i mozaikëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Stefan Taçi*

Stefan Taçi

Nuk pashe sot në faqet e para të gazetave ndonjë foto apo imazh të punës së realizuar nga Josif Droboniku, ndare dje nga jeta për fat te keq, sepse siç e dimë tashme faqet e para ose mbushen me bëmat e krimineleve, kujtimet e diktaturës, ose çudirat e snobeve.

Me sa dëgjova u shua ne Bari të Italisë pas një sëmundje të rëndë që kuronte kohet e fundit, ndërkohe që po dje në Itali Alketa hipte shkallet e Sanremos…, dy ngjarje me kahje të ndryshme natyrisht e aspak të barazvlefshme, por sidoqoftë me sa kuptova ndryshe mendon një pjesë e mediave.

Josifin e njihja pak, jo thjesht sepse ishte brez tjetër, me i madh nga unë, po edhe kur e kam takuar ato pak here, as kafe nuk patëm kohë të pimë qetësisht.

Enjihja pak nga Kinostudio ku ai punoi një periudhe te vogël, e me pas e kam ndjekur gjatë punës në Katedralen Ortodokse, madje nga ai moment kam foton e mëposhtme ku ai po punonte për mozaikun madhështor që do vendosej në kupolën e Katedrales. Mjafton të shihni përmasat për të kuptuar punën gjigante që është dashur për ta kryer, që siç thuhet është nga mozaikët me të mëdhenj në Ballkan..

Josifi është edhe bashkautor në mozaikun e madh te Muzeu si edhe i shume mozaikëve të tjerë brenda e jashtë kufijve, por besoj se

Josif Droboniku

kupola e Katedrales si nga simbolika po edhe nga shkalla e vështirësisë, do jete vepra tij me përfaqësuese, pa harruar faktin se në fushën e mozaikut është nga emrat me përfaqësues tashmë… edhe në mos qofsh besimtar, nuk ka laik apo turist që kur futet brenda Katedrales dhe ngre kokën, mos ngelet pak sekonda duke admiruar mozaikun gjigant aty lart.

Lexo edhe :  Partiçkat

Do kalojnë breza e kushdo që do futet aty si besimtar apo turist do ndez një qiri, ne që jemi akoma gjallë patjetër do kalojmë një ditë, e qiriun e parë do ta ndez për Josifin duke uruar prehjen në paqe atje lart!

*Stefan Taçi, piktor

Të fundit

‘Nuk vij mo!’, Kryemadhi batuta pas daljes nga SPAK: Më thanë kush të duron ty…

Monika Kryemadhi, e cila u paraqit në SPAK në zbatim të masës detyrim paraqitje, tha në fund të bisedës me gazetarët...

“Kush na ka maIIkuar?” Ish-banori i ‘BBV’ pëson aksident (Video)

Mevlan Shaba, i cili është dhe një ndër figurat më të komentuara në median “rozë” si në Shqipëri, po ashtu dhe në Kosovë, është...

Masakra e terroristëve në Beslanit të Rusisë, akti tragjik me 385 të vrarë

1–3 Shtator 2004 Më 1 shtator 2004, në ditën e parë të shkollës në qytetin e vogël Beslan, në Osetinë e Veriut, Rusi, ndodhi...

E pazakontë në Kinë/ Burri padit farmacinë pasi i zbuloi tradhtinë: Shkatërroi dy familje

Një ngjarje e pazakontë në provincën Guangdong të Kinës ka bërë bujë në rrjetet sociale, ku një burrë i martuar ka akuzuar një zinxhir...

Hakerat rusë bllokojnë sistemin GPS, avioni i Von der Leyen u detyrua të ulet me urgjencë

Avioni i presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, u detyrua të ulet në Bullgari duke u bazuar vetëm te hartat e printuara të aeroportit,...

Lajme të tjera

Web TV