Me dy standarde/ Liroi Doklen me burg përjetë, por la në qeli “xhepistin”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

I dënuari me burgim të përjetshëm lirohet nga burgu më parë, se një i dënuar që i kanë mbetur për të vuajtur dhe 1 vit burgim burgim. Kjo lloj drejtësie ndodh vetëm në gjykatat shqiptare.

“Qyfyret” e këtij sistemi drejtësie nuk kanë të sosur, ku protagonistë të këtyre vendimeve, bëhen gjyqtarë periferikë e zyrtarë të shërbimit të provës, që me vendimarjen e tyre, lenë shumë për të dëshiruar në aspektin profesional dhe llogjik.

Në shumë raste të vendimarjes së tyre, prevalon aspekti financiar se sa ligji dhe procedura penale në tërësi. Nëse je i fortë, ke mbështetje politike dhe ke “karburantin me para” nga pas, sigurisht që do lirohesh edhe nëse je i dënuar me burg përjetë.

Kjo pasi i gjithë sistemi gjyqësor dhe shërbimi i edukimit në burgje, vihet në shërbim të rastit tuaj, ku çdo hallkë korruptohet dhe merr pjesën e vetë të parave apo eurove dhe në fund gjykata, hallka kryesore të liron me kusht.

Por jo e njëjta gjë dhe i njëjti shërbim, ndodh me njerëzit e thjeshtë. Për njerëzit e thjeshtë që vërtet kanë kryer një krim dhe janë dënuar, nuk ndodh një shërbim i tillë, kaq zyrtar dhe kaq profesional. Njerëzve të thjeshtë, që s’kanë “karburantin me para” që të përballojnë me dorovitje shumë hallka, të sistemit të drejtëssisë, s’mund ti përgatitet nga shërbimi i provës dosja “pozitive” për tu liruar me kusht, ashtu siç bëri Endrit Dokle apo Sardian Sulejmani e Kujtim Buna, Lulzim Berisha, Genc Tafili, e shumë e shumë të tjerë.

Çudia ka ndodhur sërisht në gjykatën e Krujës, ku e njëjta gjyqtare Enkeleida Hoxha, që liroi me kusht Doklen në 14 janar 2020, fiks 14 ditë nga ky vendim lirimi, refuzoi në 28 janar 2020 të lirojë me kusht nga burgu i Fushë-Krujës të dënuarin Murat Masha, i dënuar me 7.6 vite për “Vjedhje me dhunë” në bashkëpunim.

Lexo edhe :  Mijëra njerëz protestojnë në Hagë: Ndërmerrni veprime ndaj Izraelit për luftën në Gaza!

Sipas dinamikës së vuajtjes së dënimit të përpiluar nga I.E.V.P Fushë-Krujë, deri në datën 10 janar 2020 Murat Masha ka vuajtur 6 vjet e 5 muaj e 19 ditë burgim dhe i kanë mbetur për të vuajtur dhe 1 vit e 11 ditë burgim. “…sjellja e këtij të dënuari është e mirë konform rregullores së insititucionit, nuk është ndëshkuar me masë disiplionore, ruan marrëdhënie korrekte me personelin dhe merr pjesë në aktivitete të ndryshme me karakter social dhe edukativ…”-thuhet në vlerësimin e burgut.

Ndërsa shërbimi i provës në burgun e Fushë-Krujës që një muaj më parë kishte qënë dakord për lirimin nga burgu të Endrit Dokles, për rastin e Murat Mashës, ka paraqitur në gjykatë raportin e vlerësimit se:”…nuk është dakort që të denuarit Murat Masha ti pranohet kërkesa “Lirim me kusht…”.

Nisur nga ky raport vlerësimi nga shërbimi i provës por dhe duke shtuar argumentin e gjyqtares Enkeleida Hoxhës se Murat Masha paraqet rrezikshmëri të lartë shoqërore pasi është dënuar për vjedhje, ajo në 28 janar 2020 ka vendosur të mos lirojë me kusht Murat Mashën, duke bërë që ky i fundit të vijojë të vuajë dënimin e mbetur prej 1 vit burgim.

Të fundit

Irani skeptik për bisedimet me SHBA, Khamenei: Nuk japin rezultat

Lideri suprem iranian është shprehur skeptik se bisedimet me Shtetet e Bashkuara për çështjen bërthamore do të çojnë në...

“Shpenzova 6 milionë lekë të vjetra”, kandidati demokrat: E kuptova planin e Ramës

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja vijon të jetë i zhgënjyer me rezultatin që prodhuan zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri. Kalaja i...

“Nuk i do për vete”, Fiks Fare zbulon skandalin në Fshatin SOS

Një 18-vjeçare, e rritur në Fshatin SOS të Fëmijëve, ka denoncuar në emisionin investigativ “Fiks Fare” se nuk po merr fondet që i takojnë...

Macja trafikante, metoda origjinale e bandave për të futur drogë në burg (video)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kosta Rika, që nxori zbuluar dhe skemën e re të trafikut të drogës në këtë vend. Duket se...

Albin Kurti: Jemi të gatshëm për kompromise për qeverinë, por…

Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh udhëheqës i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, deklaroi se kandidatura e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit të...

Lajme të tjera

Web TV