Papa takohet me gruan që e qëlloi për Krishtlindje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Papa Françesku është takuar me gruan të cilën e qëlloi për Krishtlindjet e vitit 2019.

Mediat italiane kanë publikuar sot foton ku shihet Papa Françesku duke i dhënë dorën dhe duke u përshëndetur përzemërsisht.

Më 1 janar Papa pranoi se në atë moment humbi durimin dhe kërkoi falje. Sidoqoftë, këto falje nuk ishin të mjaftueshme për Papën, i cili vendosi të kërkojë gruan, për ti thënë asaj personalisht sesi ndihej dhe kërkonte falje.

Takimi nuk u komentua nga Vatikani, por u konfirmua nga fotot zyrtare ku dukej se kjo histori pati një fund të lumtur. Në gjuhën e trupit vërehet ngrohtësia, midis shtrëngimit të duarve, fytyrave të qeta dhe buzëqeshjet.

Duke kërkuar falje, Papa vuri në praktikë mesazhin e audiencës së përgjithshme të kësaj të mërkure 5 shkurt: “Sa e vështirë është të pranosh një gabim dhe të kërkosh falje!”

Krenarët nuk dinë të kërkojnë falje sepse mendojnë se kanë gjithmonë të drejtë, por nuk janë të varfër në shpirt./Fjala.al

Qëlloi një femër, Papa Francesku kërkon falje (VIDEO)

Të fundit

Gjoba dhe tarifa të rënda për bizneset/ Ja projektligji që ndryshon tregun ushqimor!

Në një kohë kur siguria ushqimore është kthyer në një nga çështjet më të ndjeshme në popullatë, qeveria ka...

‘Dramë e vërtetë’, deputetja Tabaku: Largimi i të rinjve po rrënon tregun e punës

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, e ka cilësuar emigracionin si “dramën e vërtetë” të ekonomisë shqiptare, duke theksuar se largimi në masë i...

“Po më arrestojnë” Ish zv.drejtori i AKSHI-t pritet të merret sërish në pyetje

Daniel Shima pritet te merret serish ne pyetje ditën e sotme për të shpjeguar të gjithë itinerarin e ditës së djeshme dhe humbjen e...

Paul McCartney mbi borxhin e Beatles ndaj kompozitorëve të mëdhenj avangardë

Në mesin e viteve ’60, Beatles iu drejtuan botës së muzikantëve më eksperimentalë të kohës. Paul McCartney tregon se si shumë nga kryeveprat “të...

Italia nën ujë, përmbytje dhe emergjenca, alarm portokalli në pesë rajone

Një valë moti të keq ka përfshirë disa rajone të Italisë, duke shkaktuar përmbytje, dëme materiale dhe ndërprerje të energjisë elektrike. Situata paraqitet e...

Lajme të tjera

Web TV