Zbardhet dosja, Prokuroria/Ja si u masakrua Manjola Cuku nga burri!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kanë dalë detaje nga dosja e ngjarjes së rëndë të ndodhur në familjen Cuku në Durrës. Prokuroria ka hedhur dritë mbi momentin e vrasjes dhe largimin e autorit drejt Dibrës, i cili ka telefonuar nusen e vëllait duke i treguar se çfarë kishte bërë. Në fakt në banesë mendohet se ka qenë edhe vëllai i tij në momentin e krimit por prokuroria pretendon se ai në momentin e largimit i ka lënë amanet fëmijët kunatës së tij. Në dosja shihet qartë se çfarë ka ndodhur në momentin e vrasjes ndërkohë që në fakt ka rënë pista e xhelozisë, që ai pretendonte. Gjithçka ka ndodhur për shkak të konflikteve familjare dhe që vëllezërit e autorit të vrasjes donin të merrnin shtëpinë.

Pasi e goditi të shoqen për vdekje në banje, Lulzim Cuku ka marrë në telefon kunatën e tij për ta njoftuar mbi ngjarjen. Në dosjen e prokurorisë, është zbardhur e plotë telefonata e bërë nga 45-vjeçari, pasi vrau në banesën e tij të shoqen 33 vjeçare. “Manjolën e mbyta, njofto policinë dhe shiko kalamajtë,”- mësohet të ketë thënë Cuku, sipas dosjes së zbardhur nga prokuroria. Vetë Lulzim Cuku në seancën gjyqësore ditën e djeshme, u shpreh se e vrau të shoqen për shkak të xhelozisë. Por ndryshe kanë pretenduar familjarët e viktimës, të cilët kanë deklaruar se sherrin mes 45- vjeçarit dhe të viktimës, e kishte nxitur vëllai i Lulzim Cukut, pasi ai i thoshte të largoheshin në Greqi familjarisht, në mënyrë që banesa në Durrës t’i mbetej atij.

“Në datën 1 Shkurt, rreth orës 17.00, 45-vjeçari ka qenë në banesë së bashku me bashkëshorten, viktimën shtetasen Manjola Cuku dhe të tre fëmijët. Rreth orës 21.00, kanë qenë tek dhoma e fëmijëve të dy dhe aty kanë filluar debatet midis tyre. Lulzim Cuku ka fyer dhe ofenduar Manjolën. Pasi fëmijët i ka zënë gjumi kanë filluar përsëri duke debatuar. Në debat e sipër, Lulzimi ka shkuar tek kuzhina ku aty ka marrë një thikë buke dhe pasi ka shkuar në dhomën ku ndodhej Manjola, e ka kapur nga krahu dhe e ka futur në banjë. Aty kanë debatuar dhe në këtë moment ai e ka qëlluar me thikë në pjesë të ndryshme të trupit. Ajo është rrëzuar në dysheme. Pas kësaj, Lulzim Cuku, ka dalë nga banja dhe e ka mbyllur atë me çelës, të cilin e ka lënë tek dera dhe është larguar me automjetin e tij.

Lexo edhe :  Debate të ashpra në Budestag! Srebrenica dhe masakrat serbe në Kosovë

Gjatë rrugës, ka marrë në telefon kunatën e tij, të cilës i ka thënë se: “….Manjolën e mbyta, njofto policinë dhe shiko kalamajtë….”! Kjo shtetase ka njoftuar policinë e Tiranës pasi ndodhej e shtruar në spitalin e Tiranës dhe më pas ka shkuar në Durrës ku është njoftuar policia e Durrësit për ngjarjen e ndodhur. Nga ana e Policisë është shkuar në vendngjarje ku kanë gjetur tre fëmijët e tyre tek trupi i së ëmës, e cila ishte lëvizur nga ana e vajzës së saj F. deri tek dera e banjës. Por, shtetasja Manjola Cuku, në këtë moment të ardhjes së policisë, ka qenë pa jetë,”- thuhet më tej në dosjen e prokurorisë. n.k/Fjala.al/

Të fundit

Blushi: Meta u divorcua nga Kryemadhi pasi u zbulua përdorimi i kartave

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka deklaruar në emisionin "Real Story" se përdorimi i kartës...

Egnatia eliminohet me turp nga Champions League

Egnatia është eliminuar me turp nga Champions League. Kampionia e Shqipërisë është mposhtur me rezultatin 5-0 në ndeshjen e kthimit të fazës se parë,...

Aksident në Vlorë, automjeti përplaset me motorin! Plas grushti pas ngjarjes

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e së martës në Vlorë, në zonën e plazhit të vjetër, ku një automjet është përplasur me një...

Ronaldo rikthehet në Serie A? Klubi italian i befason të gjithë

Cristiano Ronaldo mund të rikthehet në Serie A! Como raportohet se është i interesuar për transferimin e yllit portugez, edhe pse ai është në...

Trump humb durimin: Nuk do mbaj anën e askujt

Donald Trump në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë ka deklaruar i prerë se në luftën Rusi-Ukrainë nuk mban anën e askujt. Kjo deklaratë erdhi...

Lajme të tjera

Web TV