Pronarët/ Kompensimi për dosjet viteve 2016-2019, emrat dhe shumat

Agjencia e Trajtimit të Pronave vendosi lëvrimin e këstit të radhës (kësti v, iv, iii dhe ii) për subjektet, që kanë përfituar kompensim financiar me kërkesë të veçantë gjatë viteve 2016-2019. Agjencia e Trajtimit të Pronave (ATP) njofton se, në fillim të vitit buxhetor 2020, ka përfunduar procedurat për lëvrimin e këstit të radhës për 148 vendime të subjekteve të shpronësuara, që kanë përfituar kompensim financiar me kërkesë të veçantë gjatë viteve 2016-2019, nga të cilët për 1 vendim subjekti përfiton këstin e pestë, për 6 vendime subjektet përfitojnë këstin e katërt, për 61 vendime subjektet përfitojnë këstin e tretë dhe për 80 vendime subjektet përfitojnë këstin e dytë.

Vlera totale e fondit, të vënë në dispozicion nga Buxheti i Shtetit, që do të lëvrohet menjëherë në fillim të vitit buxhetor 2020, si këst i radhës për 148 (njëqind e dyzet e tetë) vendimet e subjekteve përfitues, është 481’216’781,02 lekë.

Agjencia e Trajtimit të Pronave (ATP) njofton subjektet e interesuara se vlerat përkatëse për secilin përfitues do të jenë disponibël në llogaritë e tyre në bankat e nivelit të dytë pas përfundimit të procedurave të transfertave bankare në ditët në vazhdim.

LISTA