‘Far West-i’ në Shkodër, 4 autorët para gjykatës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përplasja me armë për pazaret e drogës që ndodhi në mes të qytetit të Shkodrës do të dërgojë sot në gjykatë 4 të ndaluarit si protagonistë!  Katër të rinjtë e arrestuar për përplasjen me armë zjarri në qendër të Shkodrës dolën sot para Gjykatës së rrethit për t’u njohur me masën e sigurisë. Autorët dy nga Durrësit, një nga Maqedonia dhe një nga Shkodra. Bëhet fjalë për shtetasit Liridon Lushi, 27 vjeç, Arxhend Rexha, 31 vjeç, Ension Buraku, 28 vjeç, dhe Riad Xheladini, 22 vjeç.

Këta persona qëlluan me breshëri plumbash, në qendër të pedonales së Shkodrës, ndaj një “BMW-je” të drejtuar nga shtetasi Mirsad Meta, që ishte dhe shënjestër e atentatit, por që ky i fundit shpëtoi mrekullisht, ndërsa plumbat plagosën rëndë një 35-vjeçare.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 6 shkurtit, ndërsa sipas policisë, Mirsad Meta iu është kundërpërgjigjur me plumba personave të arrestuar, por që fatmirësisht nuk pati viktima. Shkak i përplasjes me armë dyshohet se ka qenë prishja e pazareve të drogës. Katër të arrestuarit akuzohen për “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje”, ndërkohë që pritet që prokuroria të kërkojë për ta masën e sigurisë arrest me burg pa afat.

Ata u lanë në burg nga Gjykata. Sipas të dhënave gjendje e gruas së plagosur vazhdon të jetë e rëndë, ndërkohë që policia dhe prokuroria kanë intensifikuar hetimet për grupet në të cilat bëjnë pjesë të rinjtë. Është marrë në pyetje shënjestra e atentatit ndërkohë që pritet të flasin edhe katër të prangosurit që sot do të mbahen në qeli!  n.k/Fjala.al/

Të fundit

Përplasen dy helikopterë, humbin jetën të gjithë personat që ndodheshin në to

Dy helikopterë privatë janë përplasur në Finlandë, duke lënë pas viktima. Të pesë pasagjerët e helikopterëve që u përplasën në...

Greqia padit Adidas për reklamën me Akropolin, shkelje e trashëgimisë kulturore

Autoritetet greke kanë nisur veprime ligjore pasi pamjet e një reklame të re të Adidas, ku Akropoli i shekullit të V p.e.s. shfaqet si...

Shqipëria në finalen e Eurovision/ Votoni ‘Zjerrm’, le ta çojmë atje ku e meriton

Nata finale e Eurovision, ku Shqipëria përfaqësohet me Shkodrën Elektronike dhe hitin ‘Zjerrm’ po përcjell emocione të veçanta në botën mbarëshqiptare. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe...

Opozita kontenstoi votat/ Celibashi nxjerrë blof Berishën: PD nuk ka sjellë asnjë provë

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi deklaroi se Partia Demokratike nuk ka paraqitur asnjë provë për të mbështetur pretendimet e saj mbi manipulimin e votave të ardhura...

Modë, muzikë dhe turizëm/ Vlora çel sezonin turistik me mbrëmje festive

Në një skenë gjigande të ndërtuar në shëtitoren Lungomare, pranë "Ujit të Ftohtë" Vlora çeli zyrtarisht mbrëmjen e sotme sezonin turistik. Çelja e sezonit u...

Lajme të tjera

Web TV