Një deputet i Partisë Konservatore britanike mori paralajmërim zyrtar nga partia e tij pas kritikave nga grupet hebreje dhe muslimane për pjesëmarrjen në një konferencë të ekstremit të djathtë në Itali, raportojnë mediat lokale.
Daniel Kawczynski ishte një nga 22 folësit në konferencën Kombëtare të Konservatorizmit në Romë që u mbajt më 3-4 shkurt.
“Daniel e pranoi këtë dhe kërkoi falje”, shtuan konservatorët.
“Mbrojtja e Z. Kawczynski, se është e logjikshme të bisedosh me partitë dhe politikanët që janë duke udhëhequr vendet e tyre përkatëse, ose ndoshta do të marrin pushtetin në vitet e ardhshme, është një çështje e çuditshme, për arsyen e thjeshtë që deputeti për Shrewsbury dhe Atcham nuk është asnjë lloj përfaqësuesi i qeverisë”, tha ajo.
Partia kryesore e opozitare Laburiste tha se nuk duhet mjaftuar vetëm me një paralajmërim zyrtar, por se Partia Konservatore në pushtet duhet të pezullojë Kawczynski-n.
“Në refuzimin e pezullimit të Daniel Kawczynski-t, konservatorët po e pranojnë vendimin e tij për të qëndruar krah për krah me fashistët, duke legjitimuar islamofobinë, antisemitizmin dhe homofobinë që ata promovojnë”, tha Andrew Gwynne, Sekretari i Komuniteteve i Partisë Laburiste.
Ndërkaq, Këshilli Musliman i Britanisë tha: “Duhet të parashtrohen pyetje serioze se pse në radhë të parë u lejua një gjë e tillë, pse pala tani mendon se ishte e papranueshme dhe pse tani mendon se mjafton një denim i thjeshtë”.
“Kawczynski duhet ta largohet menjëherë dhe t’i nënshtrohet një hetimi të plotë nëse konservatorët dëshirojnë të pretendojnë, të paktën në këtë rast, një politikë ‘zero tolerance’ për të gjitha format e racizmit”, tha këshilli