BERZH jep 50 milionë euro për tre rrugë në bregdet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim do të financojë ndërtimin e 70 kilometrave rrugë në bregdetin shqiptar. Marrëveshja është nënshkruar sot mes BERZH dhe Ministria e Financave ranë dakord për një kredi me vlerë 50 milionë euro që do të përdoret për ndërtimin apo përmirësimin e tre segmenteve rrugore me gjatësi të përgjithshme prej 70 kilometrash, bëri të ditur BERZh në një njoftim për shtyp.

Sipas njoftimit segmenti i parë që pritet të ndërtohet është 13 kilometra i gjatë dhe pritet të lidhë qytetin e Shëngjinit me vendin e quajtur Bregu i Rrjollit pranë Velipojës, me gjurmë përgjatë Malit të Rencit, një zonë bregdetare shkëmbore në Shqipërinë e veriut. Projekti pritet të ndihmojë zhvillimin e turizmit në zonë si dhe të shkurtojë distancën nga Tirana për në Velipojë në krahasim me rrugën aktuale që kalon nga Shkodra.

Segmenti i dytë i financuar nga kredia pritet të përmirësojë segmentin rrugor Vlorë-Orikum, me gjatësi 10.6 kilometra dhe përfshin krijimin e një korsie këmbësorësh dhe biçikletash mbi rrugën ekzistuese. Këto dy segmente së bashku pritet të kushtojnë 40 milionë dollarë.

Segmenti i tretë synon të lidhë fshatin Zgosht pranë Librazhdit me segmentin rrugor Tiranë-Dibër, duke përshkruar zonat malore të Shqipërisë lindore. Ky segment pritet të jetë 47 kilometra i gjatë. Ky është segmenti për të cilin BERZH ka angazhuar 10 milionë dollarë kredi.

 

Të fundit

Divorcet, afro 12 mijë padi në vit! Punonjësit socialë ankohen për diskriminim në Gjykata

Punonjësit socialë, emrat e të cilëve janë miratuar për t’u thirrur si ekspertë, deklarojnë se po diskriminohen nga gjykatat...

Katër bajame në ditë, 6 përfitime direkte në organizëm

Bajamet janë ndër arrorët më të mirë për organizmin. Ato janë të pasura me magnez, kalium, fibër dhe proteinë, të cilat janë shumë të...

Idealizimi fatkeq i demokracisë!

Nga Ben Andoni Po të shikosh me kujdes historinë e të Majtës shqiptare, formacionet e të cilës i mbijetuan më shumë zhvillimeve politike në Shqipëri,...

Zyrtarisht në verë/ Parashikimi i motit, 1 qershor 2025

E diela do te jetë një tjetër ditë me temperatura të larta në territorin Shqiptar, që në orët e para të mëngjesit. Vlerat minimale...

PD humbi zgjedhjet, Tabaku: Duhet një frymë e re

Jorida Tabaku thotë se zgjedhjet e 11 majit ishin një mundësi e humbur për Shqipërinë. Duke filluar nga mënyra se si u organizuan. “Nuk...

Lajme të tjera

Web TV