Gjykata kundër SPAK: Mos i mbyllni hetimet për ‘terroristët’ e  Shkodrës!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prokuroria ka vijuar të mbyllë hetime për një sërë çështjesh. Madje edhe për ato që janë tejet të rëndësishme. Përkundrazi një prej dosjeve më të bujshme, për të cilën hetoi dhe u investua një prej shërbimeve sekrete më të njohura të botës, prokuroria ka vendosur t`i mbyll hetimet për mungesë provash. Po kjo nuk mbështetet nga Gjykata, që i ka kërkuar vijim hetimesh për një prej ngjarjeve më të rënda dhe të përfolura në vendin tonë që lidhej me terrorizmin në qytetin e Shkodrës.

Gjykata Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka rrëzuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për mbylljen e hetimeve për aktin terrorist në ndeshjen mes Shqipëri- Izrael,  më 12 nëntor të vitit 2015 dhe i lë afat edhe 3 muaj të tjerë për të kryer hetime më të plota.  Në një vendim të marrë javën e kaluar, GJKKO vendosi t’ia kthejë dosjen SPAK për të vijuar hetimin, ndërsa nuk ka lënë pas edhe kritikat ndaj procesit të hetimit. “SPAK nuk ka kryer asnjë veprim dhe çështja nuk duhet të pushohet”, është shprehur gjykata. Asnjë nga 4 personat që u arrestuan, nuk është në qeli. Ergys Faslia, i riu që ka studiuar për Bio-Kimi dhe infermieri në Shkodër, por që punonte si berber në këtë qytet, Xhezair Fishti, imam i vetëshpallur, Medat Hasani dhe Bekim Protopapa, mjek në zonën e Malësisë së Madhe, të gjithë besimtarë myslimanë, janë hetuar në gjendje të lirë.

Çështja u nis fillimisht nga prokurori Eugen Beci, por sipas GJKKO, SPAK nuk ka kryer asnjë veprim plotësues hetimor duke shkuar në Gjykatën Speciale me të njëjtën kërkesë si të Krimeve të Rënda, për pushim të çështjes. Më 4 nëntor 2019, Prokuroria për Krime të Rënda që drejtohej nga Donika Prela, kishte kërkuar pushimin e hetimeve për të arrestuarit, të dyshuar në skenarin për vendosjen e tritolit në ndeshjen e futbollit mes Shqipërisë dhe Izraelit, që do zhvillohej në stadiumin “Loro Boriçi”në Shkodër. Pas arrestimit, Ergys Faslia qëndroi 1 vit në burg dhe më pas, në nëntor të 2017-s, u la i lirë për shkak të përfundimit të afateve të paraburgimit. Të njëjtin fat patën edhe të arrestuarit e tjerë, të cilët u hetuan në gjendje të lirë. Përpara ndeshjes në “Loro Boriçi”, shërbimi sekret izraelit Mossad, i dha informacion autoriteteve shqiptare për lidhje të dyshimta të katër shqiptarëve me një celulë në Kosovë, e cila mbante kontakte direkt me Lavdërim Muhaxherin në Siri, i cilësuar si komandant i shqiptarëve brenda IS-it. n.k/Fjala.al/

Lexo edhe :  Kush është Lorenc Lala? I pagoi Laert Haxhiut 50 mijë euro për Albi Bashaliun

 

 

Të fundit

Shqipëria dënon sulmin e Iranit ndaj Katarit

Shqipëria i është bashkuar bashkësisë ndërkombëtare në dënimin e sulmit të Iranit ndaj shtetit të Katarit. Në një postim në...

Shifrat, bankat kanë dhënë 4 mld euro kredi për banesa ose pasuri të paluajtshme

51% e totalit të kredisë të dhënë nga sektori bankar deri në fund të vitit 2024, për individët dhe bizneset, është dhënë për blerje...

Dueli i shekullit, Ronaldo dhe Messi mund të përballen sërish pas 5 vitesh

Pesë vite pas përballjes së fundit zyrtare, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi mund të rikthejnë rivalitetin mes tyre, këtë herë në Saudi Pro League....

Trump sulmon CNN dhe New York Times: Të pushohen gazetarët!

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kërkoi që CNN dhe The New York Times të pushojnë nga puna “MENJËHERË” të enjten gazetarët që raportuan për...

Iu nënshtrua operacionit në gju, ndërron jetë futbollisti 18-vjeçar

Bota e futbollit po përjeton një tronditje të thellë pas lajmit për vdekjen e Camilo Nuin, një lojtar 18-vjeçar që luante për ekipin rezervë...

Lajme të tjera

Web TV