Lëvizjet brenda administratës, afati dhe procedura e aplikimi

Departamenti i Administratës publike publikon listën me pozicionet që do të ketë lëvizje paralele. Bëhet fjalë për 13 pozicione brenda Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural.  Lloji i diplomës që duhet të tu ngritur në detyrë është “Arkitekturë/ Shkenca Bujqësore/ Shkenca Ekonomike/ Shkenca Inxhinierike/ Shkenca Juridike/ Shkenca Natyrore”, niveli minimal i diplomës “Master Profesional”.

Kushtet për lëvizjen paralele dhe kriteret e veçanta

Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për lëvizjen paralele si vijon:

a – Të jenë nëpunës civilë të konfirmuar, brenda së njëjtës kategori (ekzekutive);

b – Të mos kenë masë disiplinore në fuqi;

c – Të kenë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shumë mirë”.

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:

a – Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Profesional” në “Arkitekturë/ Shkenca Bujqësore/ Shkenca Ekonomike/ Shkenca Inxhinierike/ Shkenca Juridike/ Shkenca Natyrore”. Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë;

b – Të kenë të paktën 1 vit përvojë pune në profesion.

Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

a – Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:

 

http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard

b – Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;

c – Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);

d – Fotokopje të letërnjoftimit (ID);

e – Vërtetim të gjendjes shëndetësore;

f – Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;

g – Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;

h – Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;

i – Çdo dokumentacion tjetër që vërteton mesataren e ponderuar të diplomës (listë notash, vërtetim nga fakulteti), trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj.

Lexo edhe :  Berisha: Do bashkojmë votat për të shkarkuar Veliajn

LINKU KU MUND TE APLIKONI