Stuhia e frikshme po i afrohet brigjeve shqiptare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Stuhia e fuqishme “Kiara” ka mbërritur në Sardenja dhe në rajonet qendrore të Italisë. Deti trazuar në jugun e vendit fqinj, e frika prej erërave të forta të Kiaras, nuk është e vogël.

Stuhia pritet të godasë Korsikën me erëra që llogaritet të mbërrijnë në gati 200 km në orë. Ciara, të cilën në Gjermani e kanë pagëzuar “Sabina”, i shkaktoi plot kokëçarje drejtuesve të trageteve në La Mansh të dielën; vetëm mëngjesin e sotëm ato kanë nisur të lundrojnë sërish.

Në Itali metereologët shohin më problematike ditën e martë e pastaj thonë se gjatë javës, moti do të jetë relativisht I stabilizuar e me shira të dobët lokalë; kjo deri të premten megjithatë, kur pritet një përkeqësim i ri, por edhe ai i përkohshëm.

Në 42 rajone të Francës është dhënë nga autoritetet alarmi portokalli ndërsa gati 130 mijë banesa kanë mbetur pa energji elektrike. Dhjetëra fluturime u anuluan në aeroportin Charles de Gaulle, 150 të tjerë në Këln e Dyseldorf. Në Gjermani pati edhe disa të plagosur, tre nga të cilët janë në gjendje të rëndën.

Stuhia bëri sakaq dhe viktimën e parë; një 58 vjeçar në Britani, vdiq pas rrëzimit të një peme mbi makinën e tij. Në ishujt britanikë, prej Ciaras u regjistruan erëra me shpejtësi 150 km në orë, e kjo ngjalli mjaft panik. Në gadishmëri janë autoritetet edhe në Belgjikë e Holandë.

Të fundit

Cipa dhe liria

Nga Ben Andoni Sikur dikush do arrinte ta prekte e ta hiqte cipën e shoqërisë sonë, atëherë do të trandej...

Trump beson te “miqësia” me Putinin, rezultati një ngërç i rrezikshëm

Opinion nga David E.Sanger, The New York Times “Asgjë nuk do të ndodhë derisa unë dhe Putini të ulemi bashkë,” deklaroi presidenti Donald Trump në...

26 gusht 1920 – Gratë në SHBA fitojnë të drejtën e votës

Më 26 gusht 1920, Ndryshimi i 19-të në Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara hyri në fuqi, duke u dhënë grave të drejtën e votës...

Horoskopi ditor, 26 Gusht 2025

Dashi  Venusi do të jetë në anën tuaj dhe pas një sërë vështirësish që keni kaluar, më në fund dashuria do të jetë e përmirësuar....

Elon Musk ngre padi ndaj Apple dhe OpenAI: Po pengojnë konkurencën

Dy kompanitë e Elon Musk, startup-i xAI dhe platforma e rrjeteve sociale X kanë ngritur një padi kundër Apple dhe OpenAI. Ata akuzojnë Apple...

Lajme të tjera

Web TV